E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama takohet me homologun kinez Xi Jinping

Ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës ekzistojnë zona të paevitueshme tensioni, por vendet duhet të bashkëpunojnë për të krijuar një model të ri marrëdhëniesh ekonomike mes tyre. Kjo ka qenë dhe pika e marrëveshjes mes Presidentit amerikan Obama dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, gjatë takimit të tyre në Palm Spirngs, Kaliforni.
Obama ëshët shprehru se janë të shumta temat që do diskutohen duke filluar nga programi bërthamor i Koresë së veriut e deri tek ndryshimet klimaterike. Por mbi të gjitha duhet një rende i ri ekonomik ndërkombëtar në të cilin të gjitha kombet duhet të luajnë me të njëjtat rregulla dhe ku tregtia të jetë e lirë dhe e barabartë. Gjithashtu të dyja vendet duhet të punojnë së bashku për cështjen e sigurisë së rrjetit dhe mbrojtjes së pronës intelektuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›