Obama në kërkim të rrënjëve irlandeze

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 14:30
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka zbarkuar në Irlandë, që është ndalesa e parë e presidentit amerikan në kuadër të turneut në katër shtete evropiane.
Qëndrimi i Obamës në Irlandë pritet të përfshijë edhe vizitën në fshatin e vogël të Monigallit, vendlindja e katragjyshit të tij.
Të martën, Obama dhe gruaja e tij, Michele, pritet të vazhdojnë turneun në Britani, ku do të jenë mysafirë të mbretëreshës Elizabeth, në një darkë zyrtare shtetërore.
Në fund të kësaj jave, Obama pritet të marrë pjesë në samitin e G8-ës në Francë, para se ta përmbyllë udhëtimin me vizitën në Poloni, ku do të takojë liderët nga Evropa Lindore.