E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton ngatërron Malin e Zi me Maqedoninë

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 15:00

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, gjatë konferencës ndërkombëtare për Evropën Juglindore që po mbahet në Budvë të Malit të Zi, ka bërë një gafë që ka nxitur reagimin e pjesëmarrësve.

Në fjalimin e tij gjysmë-orësh, duke bërë porositë përshëndetëse, Clinton ka gabuar duke nënvizuar se "i vjen mirë që gjendet në Maqedoni".

Ky deklarim është vlerësuar edhe si skandaloz nga disa media të rajonit, të cilët kanë përsëritur fjalët e ish-presidentit amerikan, i cili është një njohës i mirë i rajonit dhe një nga kontribuuesit për paqen.

Edhe përkundër këtij gabimi, Clinton ka mbyllur fjalimin, duke mos reaguar për përmirësimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›