E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama uron Krishtlindjet

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama në një mesazh urimi për Krishtlindje u kërkoi qytetarëve të bashkoheshin për të kthyer rrotën e historisë dhe për të kapërcyer së bashku krizën ekonomike. Me anë të një mesazhi në radio e online, plot 27 ditë para marrjes zyrtarisht të Postit të Presidentit të Shteteve të Amerikës, Obama foli dhe për sakrificat e burrave dhe grave amerikane. Obama tha se "sezoni i dhuratave " duhet të jetë një kohë kur amerikanët duhet të bashkohen për një sens të ri të qëllimeve kombëtare. ''Duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar të tjerët, për të krijuar ide të tjera dhe për të sjellë gjëra të reja, për të nisur një kapitull të ri në historinë tonë të madhe'' tha Ai. "Ky ëhstë shpirti që do të drejtojë administratën time vitin e ri. Nëse populli amerikan bashkohet dhe i vendos shpatullat për të kthyer 'rrotën e historisë' atëherë unë e di që ne mund ti kthejmë në punë njerëzit dhe mund ta orientojmë vendin në një drejtim të ri', tha Obama. "Është kjo mënyra e vetme për të kapërcyer këtë periudhë krize dhe të shikojmë ditë më të mira'', premtoi presidenti i zgjedhur. Obama, i cili po i kalon pushimet e krishtlindjes në Hawai ku ai ëhstë rritur vlerësoi punën e ushtarëve amerikanë,marinarëve, pilotëve, dhe forcave të ruajtjes së kufirit. "Në shumë qytetet në të gjithë Amerikën do të jetë një vend bosh në tavolinën e ngrënies. Në baza shumë larg ose në anoje në det djem dhe vajza tona mund vetëm të pyesin veten si mund të duket fytyra e fëmijëve të tyre teksa hap dhuratat", tha ai. Ai u kërkoi amerikanë të jenë optimistë dhe të përpiqen së bashku për të zgjidhur të gjitha çështjet shqetësuese. Dhe në fund presidenti i zgjedhur e mbylli mesazhin e Krishtlindjes duke kujtuar kalimin e general George Washington të lumit të Delaware gjatë Krishtlindjes së vitit 1776. "Shumë breza kanë kaluar që nga Krishlindja e parë Amerikane. Ne kemi kaluar shumë lumenj si popull," tha Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›