Presidenti, PD: Mund të zgjidhet dhe një femër, por Kushtetuta nuk ndryshon
TIRANE-Presidenti i ri i Shqipërisë do të zgjidhet sipas mënyrës së përcaktuar në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Demokratët nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e Kushtetutës për të mos ndërhyrë në dokumentin themeltar të shtetit pavarësisht presionit të opozitës së majtë.
Mënyra e zgjedhjes së Presidentit të Republikës është e vetmja pikë e ndryshuar në Kushtetutë e cila ende nuk është bërë efektive deri më sot. Për këtë demokratët i përmbahen idesë se Presidentit duhet të zgjidhet sipas mënyrës si përcaktuar në vitin 2008 nga opozita.
Sipas z.Tritan Shehu, mënyra e zgjedhjes së Presidentit është e vetmja pikë e ndryshuar në Kushtetutë e cila ende nuk është bërë efektive. "Sot, kryetari i PS-së deklaron: 'Unë gabova atëherë dhe kërkoj ta ndryshojmë sot'. Për mua këtu ka një mungesë të madhe serioziteti dhe përgjegjshmërie.
Lidhur me debatin për emrin e Presidentit, PD shprehet se është shumë herët për të përcaktuar kandidaturat e mundshme. "Së pari, unë do të them që është e parakohshme për të folur për emra dhe persona konkretë. Në një vend demokratik si Shqipëria, nuk ka asnjë diferencim midis femrës dhe mashkullit, burrit dhe gruas, për të drejtën e kandidimit dhe për të drejtën për të arritur poste të rëndësishme të jetës së vendit.
Zgjedhja e presidentit nuk mund të jetë një mjet "ta dhashë-ma more" për disa kompromise të çastit. E rëndësishme është që ne të respektojmë kërkesat e kushtetutës për zgjedhjen e presidentit", theksoi deputeti demokrat Tritan Shehu.
Referuar raportit të OSBE/ ODIHR demokratët theksojnë se faktori ndërkombëtar sugjeron vetëm ndryshimin e Kodit zgjedhor. Sipas tyre, në asnjë resht të raportit nuk është kërkuar ndryshimi i Kushtetutës.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)