Federata akuzon Tiranën, ankesë edhe te Lulzim Basha
TIRANË- Pas ngjarjeve në Korçë, ku ndeshja e Superkupës nisi me një orë vonesë për shkak të problemeve me tifozët, Federata Shqiptare e Futbollit ka akuzuar klubin Tirana si ideatore e gjithçkaje. Në një komunikatë për mediat, FSHF ka akuzuar disa drejtues të klubit kryeqytetas si edhe tifozët që kishin udhëtuar nga Tirana, se kishin një skenar për prishjen e ndeshjes.
Dyshimet e krerëve të Federatës lidhen me faktin se bardheblutë që përpara takimit kanë nxjerrë pretendime të shumta për të mos luajtur, duke thënë se nuk pranonin gjyqtarin Enea Jorgji. “Federata Shqiptare e Futbollit, thellësisht e shqetësuar për këtë ngjarje, që nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe frymën Fair-Play, dënon ashpër ideatorët dhe siguron opinionin futbolldashës se gjithçka do të merret në shqyrtim nga organet e disiplinës dhe rregullorja do të zbatohet pa asnjë lëshim”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Federatës Eduard Prodani, u shpreh se në ditët e ardhshme do të merret kontakt edhe me bashkinë e Tiranës. Pritet që FSHF të bëjë një denoncim për sjelljen e dy anëtarëve të kryesisë të këtij klubi, Riza Icka e Sajmir Shehri, por edhe të ekipit, pasi, sipas Prodanit, Bashkia është pronarja dhe është ajo që vuan pasojat. “Do të flasim me drejtuesit e Bashkisë. Skuadra mund të përjashtohej me atë sjellje që tregoi dhe Bashkia si pronare, e pëson edhe ajo, - u shpreh numri 2 i FSHF-së. – Sjellja e dy anëtarëve të kryesisë apo e skuadrës, ishte totalisht e papërgjegjshme. Ekipi duhet të niste lojën, pavarësisht se çfarë ndodhte në tribuna. Nëse tifozët komandojnë një klub apo një skuadër, atëherë ky është fundi për të”, shtoi Prodani.
Zeqo
Ndërkohë, edhe presidenti i Skënderbeut Agim Zeqo ka dalë hapur kundër Tiranës, duke e akuzuar atë se kishte për qëllim të prishte ndeshjen. Duke folur në një konferencë për shtypin, ai ka akuzuar ashpër kundërshtarët për ngjarjet e rënda para takimit. “Ekipi kundërshtar kishte ardhur me qëllimin për të prishur ndeshjen, - deklaroi Zeqo. - Kam informacionet e duhura që e dëshmojnë këtë fakt. Përjashtoj nga kjo lojë presidentin e Tiranës të cilin e kam mik, por dhe që është një njeri që nuk bën prapaskena. Kurse të gjithë të tjerët duke filluar nga sekretari i klubit, juristin etj., duhet të them që e kishin filluar pa ardhur në Korçë lojën e tyre. Presioni i parë ishte ai i çështjes së arbitrit më pas kërkuan gjëra të pamundura”, shtoi kreu i korçarëve.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)