Incidentet në stadiumin e Korçës, ndjekje penale 4 tifozëve të Skënderbeut
KORCË- Fitohet për herë të 9-te nga Tirana , Superkupa e Shqipërisë. Por ndryshe nga cdo finale, ndeshja e luajtur mbrëmë në Korçë është shndërruar në një arenë përplasjesh mes tifozëve. E zhvilluar 59 minuta me vonesë nga starti i saj normal, ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës do të shënonte 10 tifozë të plagosur nga të dyja kampet dhe 20 tifozë të shoqeruar ne polici. 4 tifozë të Skënderbeut në ndjekje penale.
4 TIFOZE NE NDJEKJE PENALE
Ora 10: 30 Policia e Korcës ka vendosur të ndjekë penalisht në gjendje të lirë 4 tifozë të Skënderbeut. Theodhoraq Cipi 33 vjec, Sonil Jovani 29 vjec, Mandi Piraj 39 vjec dhe Elvis Lera 28 vjec do të hetohen për hedhje të mjeteve të forta në fushe si dhe fishekzjarreve.
NDESHJA MBREME
Finalja e Superkupës mes Skënderbeut dhe Tiranës nisi me një orë vonesë, për shkak të një mungese totale organizimi nga ana e klubit vendas dhe nga Federata. Klubi korçar nuk kishte lënë vend për tifozët e kryeqytetit, gjë që ka bërë që drejtuesit e Tiranës të mos pranojnë të nisin ndeshjen mbrëmjen e djeshme.
Gjithçka i ka ngjarë një katrahure të vërtetë, teksa një prej ndeshjeve më të rëndësishme të futbollit shqiptar, ka rrezikuar të dështojë. Mes tifozëve ka patur përplasje të shumta, ndërsa policia e ka patur të pamundur të vendosë rregull.
Presidenti i Tiranës Refik Halili deklaroi se nuk do të lejonte të startonte ndeshje në rast se tifozët nuk do të hynin në stadium, ndërkohë që ai i Skënderbeut Agim Zeqo u ka bërë thirrje tifozëve korçarë që të lironin vendin për ata të vajtur nga Tirana. Negociatat kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa futbollistët dhe arbitrat kanë hyrë në dhomat e zhveshjes në pritje të asaj çfarë do të ndodhte.
Pas rreth një ore, një pjesë e tifozëve janë lejuar të futen dhe ndeshja ka rinisur, por në fakt ka qenë tej afatit qe lejon rregullorja. Ne rast se kalojne 45 minuta, me rregullore ndeshja duhet të shtyhej dhe në të vërtetë, ajo ka nisur në orën 20.59 minuta, pra 59 minuta me vonese.
Gjithsesi, rifillimi i saj nuk e zbuti aspak imazhin e keq që la ky start sezoni, ndërsa një pjesë e mirë e fajit bie edhe mbi Federatën, duke qenë se Superkupa është një aktivitet që duhet të organizohej prej saj. Në minutat e para, një pjesë e tifozëve te Tiranes kane hedhur tymuese ne fushe, duke shkaktuar demtimin e 4 tifozeve te Skenderbeut. Ndërkohë, disa tifozë kanë hyrë në fushë, duke ndërprerë takimin për disa momente, por më pas gjithçka është qetësuar, ndërkohë që policia nisi të nxirrte nga stadiumi tifozët e Tiranës. Nga hedhja e gurëve dhe incidentet, bilanci ka qenë i frikshëm. Mbi 10 tifozë nga të dy kampet kanë marrë plagë të ndryshme të lehta dhe janë dërguar në spitalin e Korçës për mjekim. Ndërkohë, policia ka shoqëruar në rajon 20 tifozë të të dyja skuadrave për incidentet e shkaktuara. Ndeshja më pas ka vazhduar vetëm me tifozët e Skënderbeut në stadium, ndërsa situata dalëngadalë është qetësuar.
TIRANA FITON
Tirana ka fituar për herë të nëntë Superkupën e Shqipërisë, duke mposhtur 1-0 Skënderbeun, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Korçë. Bardheblutë kanë arritur të dalin fitimtarë përballë një skuadre të mbushur me emra tepër të spikatur, ndërkohë që heroi i tyre ka qenë Bekim Bala. Shkodrani realizoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 63-të, duke mposhtur portierin Shehi me një goditje me të majtën nga jashtë zone.Me fitoren ndaj Skënderbeut, Tirana bëhet rekordmene për trofeun e Superkupës, pasi e ka fituar atë 9 herë, më shumë se çdo ekip tjetër.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Video e sherrit midis tifozëve VIDEO: Incidentet në stadiumin e Korçës, ndjekje penale 4 tifozëve të Skënderbeut