E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti PD ngre grupin negociator

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike nuk ka dalë me emra konkretë për kandidaturën e presidentit të ardhshëm, megjithatë kreu i PD-së, Sali Berisha "orientoi" se nga ku mund të dalë kjo kandidaturë.

Mbledhja zgjati për rreth 35 minuta dhe u karakterizua nga fjala e gjatë e Kryeministrit i cili paralajmëroi nisjen e bisedimeve me të gjithë aleatët në koalicionin qeverisës, për të dalë me një emër të përbashkët  për president. Por nga negociatat Berisha nuk përjashtoi as opozitën, së cilës i kërkoi të mos demonizojë kandidatët që mund të dalin nga kryesia e Partisë Demokratike.

Berisha foli për “bashkëpunëtorë të afërt të tij, që mund të kryejnë shumë mirë Zgjedhja e presidentitJagland: Presidenti të zgjidhet në mënyrë transparentePresidenti, Wollfarth: Pres një proces transparent Presidenti, 30 maj votimi i parë detyrën e Presidentit të Republikës”, por nuk përmendi emra.

Në mbledhjen e kryesisë, u vendos ngritja e grupit që do të negociojë me opozitën për Presidentin. Grupi negociator përbëhet nga vetë kryeministri Berisha, nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Edmond Spaho.
Zgjedhja e presidentit
Jagland: Presidenti të zgjidhet në mënyrë transparente
Presidenti, Wollfarth: Pres një proces transparent
Presidenti, 30 maj votimi i parë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›