Presidenti, Patozi: Vota kundër ishte e Oketës

Astrit Patozi
Kreu i grupit parlamentar për Partinë Demokratike, Astrit Patozi, shprehet se mazhorancës nuk i duhet një president që i përket asaj. Por ai nënvizon se u zgjodh një president nga politika pasi kështu mund të përballojë presionet dhe situata të jashtëzakonshme.
Patozi, duke folur për opozitën në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit, shprehet se Rama kishte si synim rrëzimin e qeverisë dhe jo një president konsensual
Rama e nisi procesin në një vend duke ngrenë ngjala dhe e përfundoi si një punëtorë i skennës së Spiropalit. E nisi mbrapsht dhe e betisi mbrapsht. Ai hyri në këtë proces për të rrëzuar qeverinë, u shpreh Patozi në një intervistë për Alfred Pezën.
Sa i takon votimit në Kuvend për Bujar Nishanin, Patozi u shpreh i sigurt se vota kundër i përket Gazmend Oketës. Oketa ka votuar kundër. Dule e bëri në mënyrë demonstrative ndërsa Islami e respektoi më shumë procedurën se është njeri më strikt ndaj procedurës por e ka thënë qartazi që do të abstenonte, tha Patozi.
Lidhur me dy kandidatët e tërhequr nga gara, Xhezair Zaganori dhe Artan Hoxha, ai tha se në të dy rastet ka pasur presion nga segmente të politikës për një veprim të tillë.