Strasburgu, pale me familjaret e "Gerdecit" ne gjykim
Tirane- Pas afro dy muajsh qe nga letra e nisur drejt Strasburgut nga familjaret e viktimave te Gerdecit, Gjykata e Strasburgut ka pranuar te marre ne shqyrtim kerkesen e tyre, per te qene pale ne procesin me 29 te pandehur qe po zhvillohet ne Gjykaten e Tiranes. Ne pergjigjen e ardhur, kallezueses Zamira Durda, nena e Edison Durdes, femija qe humbi jeten ne kete shperthim, sqarohet se sekretariati i Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut, ka marre letren e dates 9 nentor 2009, ku shpjegohet edhe qellimi i drejtuar asaj gjykate. Ne pergjigje, Durda vihej ne dijeni se dosja e saj mban numrin 63.543. Gjithashtu ne letren e derguar nga sekretariati i Gjykates se Strasburgut, thuhet se paleve te interesuara, i eshte lene nje afat disa ditor per te pergatitur dosjen e tyre ku parashtrohen provat dhe pretendimet ligjore. Familjaret e viktimave te Gerdecit, ne nentor te vitit te kaluar iu drejtuan Gjykates se Strasburgut, duke ankimuar vendimin e marre nga Gjykata Kushtetuese, e cila rrezoi kerkesen e tyre per t'u bere pale ne procesin gjyqesor penal.
Kerkesa e plote e familjareve te viktimave te "Gerdecit"
Tirane, me 9. 11. 2009
Monsieur le Greffier de la
Cour européenne des Droits de l'Homme
Conseil de l'Europe
F-67075 STRASBOURG CEDEX
FRANCE
I nderuar Zoteri,
Une, aplikuesja Zamira Durdaj, jam nje nga trashegimtaret ligjore te viktimave te Tragjedise se Gerdecit (15 Mars 2008) ne Shqiperi, e legjitimuar si e tille, bashke me te tjeret, ne Prokurorine e Pergjithshme dhe e paraqitur si pale ne gjykim ne Gjykaten e Larte, te Republikes se Shqiperise. Me kete kerkese Ju drejtohem, pasi une bashke me trashegimtaret e tjere ligjore duam te parqesim ankim kunder Shqiperise, para kesaj Gjykate te nderuar dhe perkatesisht kunder vendimit nr. 66, date 15. 7. 2009 te Gjykates Kushtetuese, me te cilin u vendos moskalimi ne seance i ceshtjes se ngritur nga ne, kunder vendimit nr. 6, date 22. 05. 2009 te Gjykates se Larte, me te cilin pa na verifkuar si pale ne proces na kane vecuar, duke na hequr te drejten per nje proces te rregullt ligjor. (Neni 6, i Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut). Meqenese vendimet e sipercituara perbejne shkelje te drejteperdrejte te neneve te Konventes Evropiane te Drejtave te Njeriut, dhe pasi i kemi shterruar mjetet e brendshme ligjore, kerkojme qe te paraqesim aplikimin para Gjykates Tuaj, brenda afatit gjashte mujor dhe per kete arsye kerkojme, qe te pajisemi me kopje te formularit perkates dhe te numrit per dosjen tone. (Ceshtja: Durdaj, etj. kunder Shqiperise)
Me shprehjen e konsiderates se larte,
Zamira DURDAJ
Gerdec/ Vore/ Tirana/ Albania