E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi-Fitu: Thellim bashkëpunimit Kosovë-Francë

Thellim te bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës kane premtuar sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe ambasadori francez në Kosovë, Zhan Fransua Fitu, te mbledhur bashke ne nje takim.

Në këtë takim, mësohet të jetë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, në veçanti nënshkrimin e marrëveshjeve ndërshtetërore në mes të të dyja vendeve.

Ministri Kuçi thuhet të ketë falënderuar ambasadorin Fitu për mbështetjen që Republika e Francës po e jep për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Kuçi është zotuar se Qeveria e Kosovës do ti përmbushë detyrat që dalin gjatë rrugës së integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›