E Diel, 1 Nëntor 2026

Ezaurohet raundi II. Topalli mbledh kryetarët

TIRANE- Raundi II per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit eshte ezauruar pa votim e pa nje kandidat formal per zhvillimin e votimit.

Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ne nisje te seances plenare qe filloi me 45 minuta vonese ka deklaruar se raundi quhet i ezauruar, nderkohe qe ka njoftuar mbledhjen e Konferences se Kryetareve per te percaktuar raundin III.

“Bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise votimi quhet i kryer. Njoftoj mbledhjen e Konferences se Kryetareve pas nje ore per te vendosur daten e raundit te trete te votimit per presidentin e ri te vendit”- ka thene Topalli, duke njoftuar nderprerjen e seances.

Gjithcka erdhi pas nje takimi pa rezultat konkret mes kreut te qeverise, Sali Berisha dhe liderit te socialisteve, Edi Rama.

Komisioni i Ligjeve, i mbledhur per raportin qe duhet t’i paraqese Kuvendit perpara seances se votimit ka konstatuar se  ende nuk ka një kandidaturë zyrtare për postin e presidentit.

Per pasoje votimi mbetet te quhet i ezauruar, nderkohe qe sipas rregullores, raundi i tretë zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të dytë.

Ne takimin e djeshem Rama perseriti qendrimin e PS-se se nuk mund te jape konsensus per nje kandidature te njeanshme te paraqitur nga maxhoranca si ajo e Xhezair Zaganjorit, nderkohe qe beri me dije se gjate bisedimeve, maxhoranca vazhdon t’i qendroje te njejtes kandidature per kreun e ri te shtetit.

Berisha deklaroi se maxhoranca nderkohe i ka bere terheqjet e veta dhe pret me besim qe edhe opozita ne te mire te procesit te beje terheqjet e saj, madje i ka kerkuar edhe emra konkrete Rames.

Ky i fundit ka deklaruar prere se opozita eshte pakice dhe si e tille nuk hyn ne nje gare emrash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›