E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria, klimë shumë të mirë për biznesin

"Shqipëria është një vend i vogël por ka bërë përpjekje të mëdha për të krijuar klimën më të mirë të biznesit, për të dëshmuar të gjithë atyre që mendojnë të shndërorjnë projektet e biznesit në Shqipëri në një klimë sa më miqësore dhe shifrat flasin në favor të kësaj klime. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në konferencën ekonomike të Bankës Islamike për Zhvillim duke e vlerësuar këtë bankë si një partner të rëndësishëm për transformimin e vendit.
 

“Në këto 20 vite, Banka Islamike për Zhvillim ka qënë për Shqipërinë një partner i shkëlqyer i cili ka financuar me dhjetra projekte në të gjitha fushat dhe sektorët e rëndësishëm. Nga furnizimi me ujë tek trajtimi i ujrave, nga vaditja tek rrugët dhe autostradat, nga shkollat tek qëndrat shëndetësore. Këto projekte janë shndërruar në një faktor të rëndësishëm të tranformimit që ka njohur Shqipëria” shtoi Berisha.

Sipas kryeministrit, një bashkëpunim i rëndësishëm me Bankën Islamike të Zhvillimit edhe segmenti i korridorit të 8 dhe autostradën Tiranë-Elbasan e cila ndyshon në mënyrë thelbësore kushtet e lëvizjes.

Gjithashtu kryeministri Berisha tha  se në themel të krizës qëndrojnë taksat progresive pasi sipas tij kjo taksë kufizon invesitmet si dhe mundësinë e rritjes së vendeve të punës. "Ndonëse në Europë ra si sistem, taksa progresive u ruajt si relike e doktrinës marksiste” shtoi ai.

Sipas kryeministri, qeveria vendosi taksën e sheshtë, me besimin më të madh se ky është interesi më i mirë i qytetarëve dhe biznesmenëve. “Në këtë periudhë të vështirë ne nuk mendojmë si të rrisim taksat, por si ti ulim ato. Janë burokracitë që sëmurin bizneset, sharlatanizmat financiare që sollën këtë krizë, biznesi si i tillë, ekonomia reale përballet me faktorë të cilët nuk i krijoi vetë, ia imponuan. Këtu e shohim ne edhe rrugën e përballimet të kësaj krize, që ka pllakosur rajonin” shtoi ai.

Në kuadër të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, kryeministri theksoi se qeveria mbetet e vendosur për të hequr çdo taksë për 8 vjet për ata të cilët do të investojnë në zonat malore të vendit. “Ne kemi hequr vizat për Kuvajtin, Emiratet e Bashkuar, Katarin dhe të për të gjithë ato vende mike të këtij rajoni. Unë ju ftoj ju të investoni në Shqipëri. Ju garantoj se do të gjeni kushte të favorshme dhe do të gjeni një qeveri që në përputhje me ligjet e vendit të bëjnë gjithçka për një klimë më të favorshme në mënyrë që ju të regjistroni një histori suksesi në Shqipëri” theksoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›