Presidenti Sejdiu dekretoi ambasadorin e Kosovës në Itali
Dekretimi është bërë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-005-2008, të datës 18 qershor 2008, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Italisë, si dhe pas marrjes së pranimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.