E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomat e Juridikut, rëndohet gjendja e studentëve grevistë

Greva e urisë së studentëve të Universitetit të Vlorës që pretendojnë diplomat me titullin “Jurist” vazhdon edhe përgjatë ditës së sotme. Gjendja e një studenti rëndohet dhe me urgjencë shtrohet ne spital. 

VLORE-Gjendja shëndetësore e studentëve grevistë të Universitetit të Vlorës është rënduar së tepërmi ditën e sotme. Një prej studentëve grevistë është shtruar me urgjencë në spital pasi gjendja e tij shëndetësore ka qënë kritike sipas mjekëve. Mitjon Cuko, student që kundërshton vendimin e rektorit të Universitetit për diplomat ndodhet aktualisht në Urgjencën e Spitalit rajonal të Vlorë ku po merr ndihmën e nevojshme. Të 11 studentët e degës së Juridikut prej 4 ditësh po qëndrojnë në ambientet e fakultetit dhe po protestojnë ndaj vendimit të rektoratit që vendosi që studentët nën notën 6 të mos pajisen me diploma me titullin “Jurist”, por me një diplomë të thjeshtë.
Studentët thonë se end enuk kanë marë asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit për rastin e tyre. Ata shprehen se greva do të vazhdojë pa afat.
Ndërkohë dy ditë më parë Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj gjatë një prononcimi për shtyp u shpreh se të gjithë studentët duhet të trajtohen njësoj në përfundim të viteve akademike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›