E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, hapet qendra për Diagnostifikimin e Gripit

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se inaugurimi i kësaj qendre është një moment tepër i rëndësishëm për shëndetësinë e  Kosovës.

“Kjo qendër është e para e këtij lloji në rajon, e cila duhet të jetë një qendër e rëndësishme e komunikimit ndërshtetëror edhe me shtetet e tjera, në mënyrë që të arriturat më të mira dhe më të reja shkencore të aplikohen edhe në teknologji, por edhe në pjesën e diagnostikës në shërbim të mirë të qytetarëve”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Duke e falënderuar Bankën Botërore për investimin e bërë, Presidenti përgëzoi për procedurën e shpejtuar të përfundimit të punimeve me një teknologji shumë të mirë si dhe u angazhua për komunikim ndërshtetëror të vendeve të rajonit në fushën e mjekësisë.

Në këtë ceremoni nga një fjalë të shkurtër mbajtën edhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe drejtori i Bankës Botërore për Prishtinë, z. Ranjit Nazak.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›