E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu ndez dritat e pemës së Pavarësisë

PRISHTINE- Në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, presidenti Fatmir Sejdiu ndezi dritat e pemës së Pavarësisë, me rastin e festave të fundvitit.
Presidenti Sejdiu vlerësoi zhvillimet e Kosovës gjatë këtij viti duke nënvizuar se shteti ka dëshmuar me dinjitet qëndrueshmërinë dhe ecjen e suksesshme në anëtarësimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, në zhvillimin e proceseve të rëndësishme demokratike, në ofrimin dhe në ecjen e vizionit të qytetarëve të Kosovës në proceset e integrimeve, në një mbështetje të fuqishme me njohjet nga 63 vende të pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu, presidenti u shpreh se Kosova ka një gjeneratë të shkëlqyeshme të të rinjve të cilët do të marrin përgjegjësitë për të udhëhequr procese të mëdha për shtetin e Kosovës.
“Gëzimi i fëmijëve tanë është kthyer falë investimit të madh në luftën për rezistencë, por edhe falë mbështetjes së madhe nga miqtë e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe nga shumë vende të botës demokratike” u shpreh Presidenti.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›