E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish grabitje me maska e armë në Korcë

KORCE- Sërish grabitje me maska dhe armë, por këtë herë në Devoll të korcës. Një 56-vjecar duke tentuar të grabisë ka hyrë i maskuar dhe i armatosur në shtëpinë e shtetasit me iniciale SH.Q. Ky i fundit pasi ka diktuar prezencën e grabitësit është përpjekur ta ndalojë atë gjë që e ka revoltuar autorin Eduard Sino i cili ka goditur me mjete të forta të zotin e të shtëpisë duke i shkaktuar plagë të trup.
Pasi ka grabitur shumën prej 20 mijë lekësh të reja, 56-vjecari është larguar në drejtim të banësës së tij në fshatin Miras, ku dhe është arrestuar pasditen e sotme.
Gjatë kontrollit në banesë autorit iu gjetën maska dhe arma tip kallashnikov me dy krehër me fishekë, me të cilat kishte kryer grabitjen.
Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›