Monedha europiane humbet 1.6 pikë kundrejt Lekut
TIRANË- Monedha evropiane, e cila gjatë këtij muaji, ashtu si dhe në fundin e muajit të kaluar, ka qënë e stabilizuar në tregun e këmbimeve valutore me lekun, ka humbur gjatë kësaj jave 1,6 pikë ndaj lekut.
Sot një euro blihej në tregun e këmbimeve valutore mesatarisht me 136 lekë dhe shitej me 136,5 lekë, ndërkohë që një javë më parë blihej me 137,4 lekë dhe shitej me 137,9 lekë, ndërsa në fillim të kësaj jave blihej me 137,6 lekë dhe shitej me 138,2 lekë.
Euro ka humbur disa pikë kundrejt monedhës shqiptare, lekut, pas forcimit që pati në fillim të muajit tetor, me kuotën më të lartë të vitit në këmbimet valutore, duke u blerë mesatarisht me 138-139 lekë dhe shitur me 139-139,5 lekë.
Në fillim të këtij viti, një euro blihej me 123,3 lekë dhe shitej me 123,8, ndërsa gjatë vitit të kaluar, euro e kishte kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë.
(e.n/BalkanWeb)