Prifti: Këtë dimër shqiptarët nuk do vuajnë nga mungesa e energjisë
TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka deklaruar se këtë dimër nuk do të vuajnë nga mungesa e energjisë, kjo për shkak të rezervave të 1 miliardë kilovat orë rezervë energjetike të grumbulluara.
"Edhe nëse ndërprerjet ndodhin, kjo nuk është për shkak të mungesës së energjisë, por riparimeve apo ngarkesave të ndryshme në rrjet", deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti gjatë një konference për shtyp.
Nga ana tjetër, kreu i METE-s ka reaguar lidhur me ndërprerjet e fundit në zonën e Komanit. Për këtë, ai ka bërë me dijeni se kjo ka ndodhur, pasi atje po kryhen disa punime për linjat e Malit të Zi. "Eshtë duke u ndërtuar një linjë e re transmetimi me Malin e Zi, një investim i madh nga ne, ndaj dhe po stakohet energjia elektrike. Ndërprerjet nuk kanë ndodhur për shkak të mungesës së energjisë, por për shkak të sigurisë që duhet krijuar gjatë punimeve", sqaroi ministri Prifti. (e.n/BalkanWeb)