E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu ngushëllon për fatkeqësitë natyrore

"Populli i Republikës së Kosovës ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për jetët e humbura dhe dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti i fundit në vendin tuaj. Me anë të kësaj letre, unë ia ofroj Shkëlqesisë Suaj, qeverisë suaj dhe mbarë popullit të Republikës së Kilit, solidaritetin më të thellë të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Unë jam i bindur se Ju, Shkëlqesia e Juaj, do t'ia dilni ta udhëhiqni popullin e madh të Kilit drejt tejkalimit të këtyre momenteve të vështira. Shpresoj se do të gjeni sadopak ngushëllim nga mendimet dhe lutjet tona për ata që kanë humbur më së shumti në këtë fatkeqësi natyrore të tmerrshme", theksohet në fund të ngushëllimeve të Presidentit Sejdiu.

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu i ka dërguar edhe Presidentit francez Nikola Sarkozi, një telegram ngushëllimi me rastin e humbjes së jetës së shumë qytetarëve të Francës, si dhe për dëmet e mëdha që ka pësuar Franca si pasojë e motit të keq.

"Në këto çaste pikëllimi, ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me ju dhe lutemi për shpirtin e viktimave të kësaj fatkeqësie të rëndë. Gjithashtu, urojmë që të lënduarit të shërohen sa më shpejt. Ndaj, i nderuar President, ju lus që ndjenjën tonë të dhembjes së thellë t'ua përcillni edhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe gjithë popullit mik francez", thuhet në ngushëllimet e Presidentit Sejdiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›