Bentler: Strukturat paralele aktualisht janë çështje politike
PRISHTINE – Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, nuk e ka problem që të flasë hapur për ekzistimin e strukturave paralele të sigurisë, të financuara nga Serbia, që veprojnë në veri të Kosovës. Në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, të publikuar sot, ai pranon se është i shqetësuar nga një artikull para disa ditësh, kur gazeta ka shkruar se si përfaqësues të këtyre strukturave në veri kanë marrë vendim që të vëzhgojnë edhe lëvizjet e KFOR-it, posaçërisht atij amerikan.
Shqetësimet e Bentlerit janë edhe më të mëdha, kur ka parasysh se në takim, sipas raportit të gazetës, ka marrë pjesë edhe komandanti i Policisë së Kosovës në veri.
“Pa dashur që të përfshihem në punën e policisë, besoj se kjo çështje duhet shikuar. Dua të them se KFOR-i, me neutralitetin e vet, është i vendosur që të ofrojë siguri, dhe çdokush duhet ta dijë, e edhe njerëzit në veri, se ne nuk frikësohemi që ta bëjmë punën tonë edhe nëse vëzhgohemi”, ka thënë Bentler.
Por, ai ka mohuar çdo mundësi që trupa paqeruajtëse e NATO-s të marrë masa për eliminim e këtyre strukturave, përderisa ato nuk paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë. Sipas Bentlerit, çështja e strukturave paralele është politike dhe duhet zgjidhur me qasje të tillë.
“Nuk ka mundësi që të përfshihet KFOR-i në atë që po pretendoni ju, pra në largimin e këtyre strukturave. Sidoqoftë, kur këto struktura të punojnë në ndonjë mënyrë që të ndikojnë negativisht në siguri, atëherë KFOR-i ka një çështje për të zgjidhur”, ka thënë Bentler.
Komandanti i KFOR-it ka siguruar se misioni i tij do të mbrojë iniciativat në veri, ndonëse ka thënë se KFOR-i nuk mund të jetë pjesë e strategjisë për veriun. Sipas Bentlerit, kjo strategji është politike, ndërkaq misioni i tij nuk mund të jetë pjesë e një dokumenti politik.
(d.b/BalkanWeb)