E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dhe Serbia në BE si vende të pavarura

"Pavarësia juaj nuk është në pyetje. Kjo është lëvizje e historisë. Asgjë dhe askush nuk mund ta parandaloj këtë lëvizje të historisë. Një ditë Kosova dhe Serbia do të gjenden në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian si dy vende të pavarura", tha Kouchner.

Ai tha se reformat në drejtësi duhet të vazhdojnë, ndërsa kërkoi nga qytetarët që të kenë besim në drejtësinë e shtetit të tyre.

“Funksionarët e administratës duhet të jenë të pavarur nga politika. Tani duhet të krijoni një klimë besimi që qytetarëve t’u kthehet besimi. Duhet ta luftoni korrupsionin, duhet të vazhdohet me transparencë si dhe të realizohet privatizimi duke i garantuar të drejtat punëtorëve dhe investitorëve", shtoi Kouchner në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /rtk/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›