E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore e ngushtë e konservatorëve

Rezultatet e para të disa zonave elektorale kanë nxjerrë në orët e vona të natës fitues Partinë Konservatore të David Cameron, në zgjedhjet të cilat u mbajtën të enjten .

Votimet, të cilat u dhanë nga gazeta The Sun, kishin dhënë rezultatet vetëm për komuna, ndërkaq rezultatet e para preliminare, sipas BBC, do të jepen në orët e mëngjesit të ditës së premte.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe britanikët kanë mundur të votojnë deri në orën 20.

Sipas Exit Poll të dhëna nga The Sun, Konservatorët kanë fituar 307 ulëse, Laburistët 255, Liberal Demokratët 59 ndërsa të tjerët 29 ulëse.
Kjo do të thotë se David Cameron do të jetë mandatar për të formuar Qeverinë, edhe pse duhet që të mendoj për formimin e koalicioneve.

Më shumë se 44 milionë njerëz kanë pasur të drejtë vote. Zgjedhjet po ashtu janë mbajtur edhe për 164 këshilla angleze.

Votimet në zgjedhjet e përgjithshme do të bëhen edhe për 649 deputetë, për të cilat vende kandidojnë afërsisht 4150 kandidatë nga i gjithë vendi.
David Cameron ishte i pari lider i një partie politike që ka hedhur votën e tij. Lideri i “Tory” ka hedhur votën e tij në Oxfordshire rreth orës 10:30, i shoqëruar nga gruaja e tij, Samantha.

Lideri i laburistëve, Gordon Brown, ka shkuar për ta hedhur votën e tij në orën 11:00 afër qendrës së votimeve, që nuk është larg shtëpisë së tij në lagjen North Queensferry. Ai ka qenë i shoqëruar me gruan e tij, Sarah.

Nick Clegg, lider i liberal-demokratëve, ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në Sheffield me gruan e tij Miriam në orën 11 e 20.
Ieuan Wyn Jones nga “ Plaid Cymru” votoi në Ynys Mon të Wales’it verior gjatë kohës së drekës. Lideri i Partisë Kombëtare të Skocisë, Alex Salmond, ka votuar në të njëjtën kohë.

Në këtë pikë duhet të votohet edhe njëherë, pasi që kandidatët e tyre kanë vdekur gjatë fushatës elektorale. Zgjedhjet do të mbahen më 27 maj.
Shumica e qendrave të votimit do të numërohen gjatë natës. Procesi i numërimit do të fillojë të premten në orën 9:00.

Sa i përket zgjedhjeve nëpër këshilla, votuesit do të zgjedhin përfaqësuesit nga 32 zona elektorale, 36 këshilltarë për metropolin dhe 20 deputetë.
Në zgjedhje kanë konkurruar 15 785 kandidatë për 4222 ulëse.

Votime do të bëhen edhe për kryetarë të rretheve si të: Hackney, Newham, Lewisham dhe Watford.

Hulumtimet parazgjedhore thonë se konservatorët në opozitë të David Camerunit janë favoritë, sepse kanë epërsi prej 7 për qind ndaj Partisë Laburiste të kryeministrit Gordon Brawn.

Partia e tretë, ajo liberal-demokrate, është krah për krah me Partinë Laburiste, që ishte në pushtet në 13 vitet e fundit. Ky raport i forcave politike, nëse del i saktë, do të thotë që në Parlamentin e ardhshëm Partia Konservatore do të jetë më e madhja, por pa shumicë të qartë.

Pak çaste para hapjes së vendvotimeve, Dejvid Kamerun deklaroi se Partia e tij Konservatore qëndron pas “ndryshimeve “ dhe “shpresës”. “Votoni për ndryshime, votoni konservatorët që këtij vendi t’i japim shpresën dhe optimizmin. Bashkë mund të ndërtojmë një vend më të fuqishëm dhe më të mirë”, ka thënë Kamerun.

Megjithatë, fushata është karakterizuar me rritjen e mbështetjes për liberal-demokratët nën udhëheqjen e Nick Clegg. “Është koha të bëjmë zgjedhjen. Është zgjedhje ndërmjet politikës së vjetër nga e kaluara dhe politikës së re të ndryshme drejt të ardhmes”, ka thënë Nick Clegg. Nga ana tjetër, Gordon Brown në paraqitjen e tij të fundit para hapjes së vendvotimeve, ka thënë se vetëm qeveria e shumicës mund të realizojë atë që i duhet vendit. “Të gjithë dilni me laburistët dhe siguroni atë që i duhet këtij vendi – qeverinë e shumicës së laburistëve”, ka thënë Gordon Brown. Më shumë se 44 milionë britanikë kanë të drejtën e votës. Rezultatet e para pritet të kumtohen pak pas mbylljes së vendvotimeve, pas orës 23.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›