E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu pergezon qytetaret me rastin e 7 Shtatorit

Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu ka pergezuar qytetaret e vendit me rastin e 7 Shtatorit, 18-vjetorit te miratimit te Kushtetutes se Republikes se Kosoves ne Kacanik. Ne telegramin e tij te urimit presidenti Sejdiu e vleresoi kete date si nje prej datave me te rendesishmeve qe I vune themelet e shtetit te Kosoves. "7 Shtatori i vitit 1990 shenon nje dite te rendesishme ne historine tone me te re. Ate dite u miratua Kushtetuta e Republikes se Kosoves, e cila pasoi shpalljen e Deklarates se Pavaresise me 2 Korrik te po atij viti. Bashke me Referendumin per pavaresi, keto dy akte i vune themelet e shtetit te Kosoves", thuhet ne telegramin e presidentit Sejdiu. Kjo date sivjet, sipas presidentit, merr peshe te vecante, sepse kremtohet ne Republiken e pavarur dhe sovrane te Kosoves, te njohur nderkombetarisht nga shumica e vendeve dhe kryesisht nga BE dhe SHBA.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›