AKR-ja mbeshtet policine dhe punetoret e shendetesise
Aleanca Kosova e Re, do te behet bashkohet me Sindikaten e Policise se Kosoves dhe punetoret e shendetesise per te kerkuar nga Qeveria e Kosoves, qe t'i permbushe premtimet e dhena per rritjen e pagave. Zyrtaret e saj kane reaguar dje ndaj qeverise, ne kohen kur pagat e zyrtareve te larte jane rritur aq shume sa kane krijuar nje dallim teper te madh midis pagave te tyre dhe sherbyesve civile. Ismet Mulaj, anetar i Kryesise se AKR-se, ka thene se udheheqesit e larte kosovare, po bejne gare se kush me shume po e rrit pagen e vet. Nderkohe qe sherbyesit civile jane lene pas dore. Pagat e uleta te sherbyesve civil', sic ka thene Ibrahim Makolli, nenkryetar i AKR-se, do te stimulojne korrupsionin ne Kosove. Nje shqetesim tjeter qe Makolli ka ngritur eshte punesimi neper institucione te Kosoves, i cili sipas tij behet pa kurrfare kriteri dhe duke injoruar rekomandimet e FMN-se.