Tre drejtimet e hetimit për Spahiun, raporti më 15 shkurt

Kreu i komisionit, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, tha se Spahiu është marrë me veprimtare jashtë funksionit të tij kushtetuese që i ngarkon për postin që mban.
Veprimtaria e këtij komisioni do të përqendrohet në tre drejtime kryesore, si verifikimin e fakteve dhe rrethanave që lidhen me devijimin nga misioni kushtetuese, abuzimi në mënyrë flagrante me kompetencat që i jep KLD-ja si dhe largimi me misione jashtë vendit pa leje nga eprorët dhe në përputhje me misionin e institucionit.
Pas hetimit të këtyre tre veprimtarive, më 15 shkurt do të dilet me një raport përfundimtar që do t’i dorëzohet Parlamentit, i cili më pas pritet të marrë vendimin për shkarkimin e tij. “Marrja me politikë përbën shkelje flagrante të detyrës. Nga marsi 2011, Spahiu ka zhvilluar 43 tubime me Aleancën Kuq e Zi. Në këtë lëvizje ai ka shprehur qëndrimin e tij”, tha sot Alibeaj.
Komisioni hetimor vendosi të mblidhet sërish më 8 shkurt. Ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Spahiut u vendos vetëm me votat e mazhorancës më 26 janar, ndërsa opozita votoi kundër duke mos marrë pjesë as edhe në komision. /S.Ll/Start/
2012-02-01 12:54