Shtyhen edhe dy ndeshje në Serie A
Pas ndeshjes së mbrëmshme mes Juventusit dhe Parmës, edhe dy ndeshje të tjera të Serie A janë anuluar sot po për shkak të motit të keq që ka pushtuar gadishullin.
“Ndeshja në mes të Bolognas dhe Fiorentinas, e cila do duhej të zhvillohej sot, është shtyrë për shkak të motit të keq”, shkruan në faqen zyrtare të Bolognas.
Një ndeshje tjetër e cila nuk do të zhvillohet sipas orarit të parashikuar është udhëtimi i Catanias te Siena, me vendasit thanë se shqetësimet rreth sigurisë u kanë çuar në këtë vendim.
Ndërkohë ndeshjet e tjera, si ajo mes të Atalantas dhe Genoas, udhëtimi i Cesenas te Napoli, përballja në mes të Udineses dhe Lecce, ajo mes të Lazios dhe Milanit dhe udhëtimi i Palermos te Inter, do të zhvillohen në kohën e duhur.