Nektari kapet me 1 ton e gjysme mjalte fals tregtari

Alban Lecini falsifikonte etiketat e ambalazhit. Policia Prodhim i rrezikshem i ushqimeve per shendetin
Mund te mbante cdo lloj emri epo etikete por nuk kishte asnje lidhje me mjaltin nga Cajupi i jugut te vendit qe nje tregtar nga kryeqyteti pretendonte se shiste. Madje nen vulen e 6000 etiketave me mjalte Cajupi duke vendosur edhe daten e skadimit false Alban Lecini 39 vjec lindur ne Kavaje e banues ne Tirane kishte prej disa kohesh ne treg produktin e falsifikuar prej 1 ton e gjysme mjalte duke vene ne rrezik shendetin e konsumatoreve. Aktiviteti i tij i jashteligjshem eshte bere objekt i nje hetimi te specialisteve te krimit ekonomik ne Tirane te cilet pas nje hetimi dhe dokumentimit te provave kane finalizuar operacionin e koduar Nektari. Ne pranga eshte vene 39-vjecari Lecini ndersa policia sekuestroi ne banesen e tij nje sasi prej 1550 kg mjalte 130 kavanoza te mbushur me mbishkrimin mjalte Cajupi 6000 etiketa te ndryshme si dhe etiketa te tjera te falsifikuara vula qe vendosnin daten e skadimit.
Lajmi per arrestimin e tij eshte bere i ditur dje nga Drejtoria e Policise se Tiranes ku sipas te dhenave te saj mesohet se ne kuader te operacionit policor te koduar Nektari i realizuar nga specialiste te Seksionit kunder Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policine e Tiranes u be i mundur arrestimi ne flagrance i Alban Haxhi Lecinit 39 vjec lindur ne Kavaje e banues ne Tirane. Sipas policise arrestimi i tij u krye ne zbatim te vendimit te dates 5 mars te ketij muaji te Gjykates se Tiranes ku ne banesen e tij u ushtrua kontroll pasi ushtronte aktivitet kriminal te prodhimit te kundraligjshem te artikujve industriale e ushqimore te rrezikshem per shendetin. Pas kontrollit te ushtruar u gjenden dhe u sekuestruan rreth 1550 kg mjalte 130 kavanoza te mbushur me mbishkrimin mjalte Cajupi 6000 etiketa te ndryshme si dhe etiketa te tjera te falsifikuara vula qe vendosnin daten e skadimit. Policia tha se materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Prodhimit dhe shitjes se ushqimeve e lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin dhe Falsifikimi i vulave dhe i stampave.
I arrestuar
Alban Lecini 39 vjec banues ne Tirane
Sekuestruar
1550 kg mjalte
130 kavanoza te mbushur me mbishkrimin mjalte Cajupi
6000 etiketa te ndryshme
Etiketa te tjera te falsifikuara
Vula qe vendosnin daten e skadimit