Vrane nje emigrant shqiptar 8 vite me pare 90 vite burg per pese te pandehur

Krimi ka ndodhur ne nje fshat grek viktima Hila prej dy javesh ndodhej si emigrant ne kete vend. Denoncimi nga babai i viktimes drejtesia greke ndihmon ne zbardhjen e ngjarjes
Vrasja e nje emigranti nga Elbasani 8 vite me pare nga bashkatdhetare te tij ka mberritur per gjykim ne Gjykaten e Elbasanit pas hetimit ku ndihmen e tyre kane dhene edhe autoritetet e drejtesise greke trupa gjyqesore ka shpallur vendimin duke i denuar ne total me 90 vite burg. Sipas burimeve zyrtare kjo ceshtje ka pasur veshtiresi qysh ne hetim per shkak te marrjes se provave nga shteti grek numri i madh i pandehurve te denuar per nje vrasje dhe pranimi i kerkesave te prokurorise per fajesi dhe mase denimi nga gjykata. Te pandehurit Kasem Vrapi Atmirant Dragoti Ilia Pire Eduart Pepa dhe Pellumb Lleshi jane shpallur fajtore nga gjykata dhe jane denuar pese dite me pare me 90 vite burg ne total me denime qe varionin nga 20 vjet me i larti deri ne 16 vite burg me i uleti per vrasjen me paramendim te shtetasit Bilbil Hila. Procedimi penal eshte regjistruar ne vitin 2003 perkatesisht tete vite me pare ndersa te pandehurit e kesaj ceshtjeje jane shtetasit Kasem Vrapi Atmirant Dragoti Ilia Pire Eduart Pepa dhe Pellumb Lleshi te akuzuar per vepren penale te parashikuar nga neni 78/1 e 25 te Kodit Penal. Referuar burimeve zyrtare te Prokurorise se Elbasanit ky procedim penal ka filluar bazen e kallezimit te shtetasit Bajram Hila me banim ne fshatin Katund i Ri Elbasan i cili ka kallezuar se me date 24 nentor 2003 ne vendin e quajtur Anaviso te shtetit grek i eshte vrare nga disa shtetas shqiptare djali i tij Bilbil Hila i cili kishte dy jave qe kishte shkuar si emigrant ne Greqi. Pas kallezimit te shtetasit Bajram Hila me anen e leterporosive jane marre provat nga autoritetet kompetente greke dhe ne perfundim te hetimeve dosja eshte derguar per gjykim ne Gjykaten e Elbasanit. Sipas kerkeses per gjykim te pandehurit Kasem Vrapi Atmirant Dragoti Ilia Pire Eduart Pepa dhe Pellumb Lleshi me mjete te forta si shufra druri kacavida shufra hekuri etj. ne bashkepunim kane goditur dhe masakruar viktimen Bilbil Hila duke i shkaktuar vdekjen.
Te pandehurit dhe denimet
Kasem Vrapi 20 vjet burg
Pellumb Lleshi 19 vjet burg
Eduart Dragoti 18 vjet burg
Ilia Pire 17 vjet burg
Eduart Pepa 16 vjet burg
Akuza
Vrasje me paramendim ne bashkepunim e parashikuar nga neni 78/1 e 25 i Kodit Penal