E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi: Mjeshtri virtuoz ka lënë gjurmë të paharrueshme

Një mesazh ngushëllimi në këtë lamtumirë të bashkëshortit, babait e gjyshit, dhe mjeshtrit të pentagramit, Alqi Kareco, vjen edhe nga presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili nëpërmjet një mesazhi ka ngushëlluar familjarët e pianistit dhe themeluesit të “Teatrit të Varietesë”. “’Artisti i Merituar’ dhe mjeshtri virtuoz i pianos dhe i orkestrimit ka lënë gjurmë të paharrueshme në muzikën e lehtë shqiptare të gjashtë dekadave të fundit. Me kontributin e tij në themelimin e ‘Teatrit të Varietesë’, në festivalet kombëtare të Radio-Televizionit Shqiptar, me rreth 5000 mijë orkestrimet si dhe me ndikimin e pamohueshëm në përgatitjen dhe përsosjen artistike të dhjetëra e dhjetëra këngëtarëve të talentuar, Alqi do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në kujtesën e muzikantëve dhe artdashësve shqiptarë për talentin e përkushtimin e tij të rrallë artistik, si dhe për vlerat e tij të rralla njerëzore e qytetare” - thuhej ndër të tjera në mesazhin e presidentit Topi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›