Shuhet maestro Kareco, Presidenti mesazh ngushëllimi
TIRANE- Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi publik ngushëlloi familjarët e pianistit dhe orkestrantit të talentuar, njëkohësisht edhe themelues i “Teatrit të Varietesë”, Alqi Kareco, i cili ndërroi jetë të shtunën.
Në mesazhin e tij, Presidenti Topi i përcjell ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta familjes së pianistit dhe orkestrantit autodidakt, Alqi Kareco.
“Artisti i Merituar” dhe mjeshtri virtuoz i pianos dhe i orkestrimit ka lënë gjurmë të paharrueshme në muzikën e lehtë shqiptare të gjashtë dekadave të fundit. Me kontributin e tij në themelimin e “Teatrit të Varietesë”, në Festivalet Kombëtare të Radio-Televizionit Shqiptar, me rreth 5000 mijë orkestrimet si dhe me ndikimin e pamohueshëm në përgatitjen dhe përsosjen artistike të dhjetëra e dhjetëra këngëtarëve të talentuar, Alqi do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në kujtesën e muzikantëve dhe artdashësve shqiptarë për talentin e përkushtimin e tij të rrallë artistik si dhe për vlerat e tij të rralla njerëzore e qytetare", shkruan Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
(s.g/atsh/BalkanWeb)