E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi: Ndryshimet kushtetuese u dhanë më shumë fuqi partive politike

Presidenti i Republikës Bamir Topi i është rikthyer kritikave ndaj ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, që u realizuan me konsensusin PD-PS. Gjatë intervistës së marrë nga Ilva Tare, presidenti – i cili ka bërë të ditur se nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë – ka theksuar se me ndryshimet e 2008-s, presidenti humbi kompetenca të rëndësishme dhe kryetarët e partive parlamentare fituam më shumë pushtet. Këto ndryshime ai i lidh edhe me thyerjen e marrëdhënieve me PD.

Ligji zgjedhor proporcional rriti autoritetin e partisë. Kryetari ka më shumë autoritet. Natyrisht që secili dëshiron të ketë sukses por ka një lloj fryme inferioriteti të elementëve të thjeshtë të partisë, u shpreh Presidenti.

Lidhur me krizën e gjatë politike në vend, Topi theksoi se kjo erdhi nga mungesa e komunikimit dhe paragjykimet mes palëve.Aty ku ka një debat të fortë politikë ka mungesë komunikimi”, tha ai.

Për ngjarjet e 21 janarit Topi deklaroi se kjo është një çështje në hetim dhe se do të shprehet pasi organi i drejtësisë të ketë dhënë verdiktin. I takon prokurorisë të flasë. Është një çështje që i ka kaluar kufijtë e institucionit të prokurorisë, se ka një bashkëpunim edhe me organet e parterëve tanë. Dhe pasi prokuroria të shprehet sigurisht që edhe unë do të kem një version, tha Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›