Topi: Rishtarët e listave në PD janë pa memorie. Nuk harroj kurrë 21 janarin
..Vjen tek unë fryma e pakënaqësisë në PD.. Ka njerëz të listave që po bëhen protagonist, ata janë njerëz të listave, por nuk kanë memorie. Nuk mund të vijnë disa rishtarë e të thonë që nuk e njoh dikë… Nuk i harroj kurrë ato që mu thanë pas 21 janarit. Gjuha ka 77 muskuj që njeriu të përdor arsyen… Fryma e Re Demokratike, emri i një partie të re? Është për tu mbajtur shënim. Amnisti fundviti për të burgosurit? Vetëm nëse Ministria e Drejtësisë do bëj detyrën Këto janë disa nga pohimet e bëra në një intervistë të dhënë mbrëmë për gazetaren e njohur Ilva Tare nga presidenti i Republikës, z.Bamir Topi. Më poshtë, pjesët më të rëndësishme të kësja interviste
Zoti Topi, përse nuk hytë në qeveri në 2005, por preferuat postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së ?
Me sa duket në distancë kohore, qëllimi në politikë nuk është marrja e një karrige. Kam pasur oferta. Por kam preferuar të drejtoj grupin parlamentar të PD-së, atëherë në opozitë dhe kur vjen në pushtet shoqërohet me një post.
E kishit në kokë atëherë presidentin?
Jo. Ma kanë propozuar. Fillimisht njeriu duhet të konsultohet me vetveten, pastaj me rrethin e ngushtë, familja dhe më pas kur e pranon ofertën, duhet të jesh në kohezion me atë që të është kërkuar. Ka qenë vetëm një ofertë dhe më është bërë vetë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Një vendimmarrje të tillë kërkonte sigurisht një kohë për të cilën unë vendosa se do ta pranoja.
Berisha e quajti të Premten e bardhë zgjedhjen tuaj në krye të shtetit. Vazhdon të jetë një e premte e bardhë?
Gjithmonë i kam quajtur të premten të bardha pavarësisht se mund të ketë dhe të premte të zeza. Unë i kam të gjitha ditët e bardha.
Ku ishte pika e thyerjes me PD-në, me Topallin dhe Berishën?
Kam pasur një komunikim institucional vazhdimisht dhe asnjëherë nuk kam mundur të gjej se ku është pika e thyerjes. Por mesa duket momenti i ndryshimeve kushtetuese në 2008, ishte momenti kur filloi një ftohje, kur mazhoranca dhe opozita iu futën një ndryshimi në Kushtetutë pa u konsultuar me Presidentin. Ishte e drejta e tyre, por besoj se nuk ishte reagimi personal, por si interpret i Kushtetutës, pa u bërë publik, pa pasur mundësinë për të ushtruar një debat që erdhi dhe u realizua brenda një nate. Kjo solli sfumim të kompetencave të Presidentit dhe kundërfirmosjen e dekreteve të Presidentit. Kjo sigurisht sjell një lloj reagimi, ftohje.
Ju vjen keq që PD-ja ku keni kontribuar ju ka sulmuar?
Sigurisht që ka keqardhje. Secili shfaqet para publikut dhe aktorët politikë duhet ta kenë mësuar se vendi ka nevojë që të rregulloje etikën e komunikimit. Kjo nuk do të thotë që ku vend nuk mund të bëhet me qytetari.
Pas një ngërçi të gjatë, PD-ja dhe PS-ja kanë arritur konsensusin. Cili është sugjerimi juaj për sistemi zgjedhor?
Në këtë pozicion nuk më lejohet që të japë modele pasi nuk dua të jem pikë reference për palët. U takon atyre që të vendosin. E rëndësishme është që është ngritur komisioni, por duhet ndërtimi në kohë i infrastrukturës. Çështja është se Shqipëria nuk ka pasur asnjë herë ligj të keq zgjedhor. Problemi është si është implementuar. Por besoj se palët do të jenë serioze në proces.
Njerëz në Tiranë pretendojnë se kanë negociuar mes jush dhe Berishës para 21 janarit që të vendoseshit në listë për deputet ose të merrnit një post si ministër, por kjo u ndërpre pas 21 janarit…
Nuk është e vërtetë. Nuk kam marrë post ministri kur e kisha mundësinë ta merrja, mendoni tani… Cilido që hedh insinuata të tilla është totalisht i pabesueshëm. Unë i kanë gjërat e hapura, nuk ka pasur negociata. Nuk kam frekuentuar kafenetë ku thuren biseda të tilla. Është fatkeqësia e tyre që i besojnë.
Në nëntor kur ishit bashkë me Berishën tek festa e pavarësisë, u bënë negociata për një mandat tjetër?
Nuk është e vërtetë..
Nuk keni negociuar me Berishën?
Për asgjë!
Ka një valë për të penguar hetimin e 21 janarit?
Këto gjëra janë thënë nga përfaqësuesi i prokurorisë. Nuk janë thënë kot, por edhe duhen plotësuar.
Pse nuk mblodhët Këshillin e Sigurisë Kombëtare në 21 janar, por edhe më pas?
Mendoj që Këshilli i Sigurisë mblidhet atëherë kur ka vullnet të anëtarëve për të ardhur dhe diskutuar. Ato ishin momente shumë të vështira dhe çdo aktor para se të vijë në tryezë duhet të ketë predispozitë për qetësi dhe të gjithë vullnetin për të biseduar, komunikuar. Kjo është bërë përmes ambasadorëve që gjërat të normalizoheshin. Në atë kohë erdhën ndërmjetës të profilit të lartë nga Brukseli dhe Uashingtoni. Besoj se e mbani mend.
Kush janë këta që nuk donin të vinin?
Janë aktorët politikë. Në këshill ka aktorë politikë institucional. Ju e dini shumë mirë se kush janë.
Kryeministri Berisha për shembull?
Secili e kupton se kush është në këshillin e sigurisë. Para se të ulesh në tryezë institucionale, duhet të kesh vullnet për të biseduar.
Pas sulmeve direkt ndaj jush si pjesëtar celulash, horr bulevardi etj, a mund të pajtoheni më me Berishën. Le të themi që ai është pajtuar me Nanon, për të cilin çfarë nuk ka thënë…
Nuk jam njeri që kam një mbiemër tjetër apo kam më shumë se një mbiemër. Unë po përdor artin e perifrazimit të gjërave. E përdora si mënyrë të shprehuri për të treguar se kam individualitetin tim. Unë kam memorien e fortë dhe nuk harroj kollaj. Edhe në një bisedë tek e tek, jashtë publikut, jashtë kamerave, njeriu duhet të bëjë kujdes. Gjuha kocka ska e kocka thyen. Ka 77 lloje muskujsh që përbëjnë gjuhën. Struktura përcakton funksionin. Gjuha komandohet nga truri dhe në rast se arsyeja nuk është më arsye dhe del me përcaktime shumë agresive, sigurisht që nuk harrohen. Të tjerët le të gjykojnë mbi bazën e kësaj që po them.
Nuk shihni pajtim?
Është çështje refleksioni personal dhe institucional. Nuk mund të hyjmë në detajet e një komunikimi që më takojnë vetëm mua.
U akuzuat se reaguat shumë butë pas sulmeve?
E keni gabim. Mënyra se si është administruar ajo krizë mjaft e rëndë duhet vlerësuar në momentin e ruajtjes së qetësisë, ekuilibrit dhe dhënies së përgjigjeve në dozën e duhur. Nëse politika ka vepruar me doza të forta, nuk është licencë edhe për institucionet e tjera. Një institucion që është mbi palët nuk i ka forcat tek agresiviteti i shprehjes.
Keni thënë që në jetë dhe në politikë jeni mesfushor. Pse zgjodhët këtë pozicion, a nuk ka nevojë Shqipëria për një president me më shumë iniciativë, më agresiv?
Më vjen keq që edhe njerëzit në media kërkojnë agresivitet. Kemi 20 vjet në demokraci dhe më vjen keq që në momente të caktuara preferohen debatet e ashpra dhe agresive, institucionet nuk e marrin forcën tek agresiviteti dhe ashpërsia.
Si e shikoni korrupsionin në sistemin e drejtësisë?
Sot e kësaj dite është një proces i pambyllur. Mjaft çështje shkojnë në gjykatë ku palët gjithmonë mbeten të pakënaqura, por edhe momente korruptimi sipas fjalëve që dalin në proces. Unë i qëndroj atij parimi që sistemi i drejtësisë ka nevojë për reforma të thella
Flitet për pagesa për poste gjyqësore…
Janë akuza politike të pabaza. Presidenti vetëm propozon Të drejtën e vendimit final e ka parlamenti. Procesi është shumë transparent. Presidenti nuk emëron, por vetëm propozon.
Ka akuza të rënda për amnistinë..
Unë gjykoj se ka gati një vit që Ministria e Drejtësisë nuk sje