Presidenti Topi, Presidenti Ivanov dhe Presidenti Sejdiu ndjekin koncertin e hapjes së Festivalit të 49-të Ndërkombëtar Veror.

12 korrik 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ndoqën sonte së bashku koncertin e hapjes së Festivalit të 49-të Ndërkombëtar Veror të organizuar në qytetin turistik të Ohrit. Nën dirigjimin e artistit të shquar, kompozitorit me famë botërore Enio Morikone, tre Presidentët patën kënaqësinë të ndiqnin pjesë nga krijimtaria e tij.
Festivali i Ohrit është krijuar në vitin 1961 dhe zhvillohet tradicionalisht çdo vit nga 12 korriku deri në 20 gusht. Përgjatë historikut të tij, në skenën e këtij festivali kanë luajtur e kënduar artistë me emër të muzikës ndërkombëtare si Hose Karreras, Katia Riçareli, Elena Obraskova, Gideon Kremer, etj.
Në këtë koncert, Presidenti Topi dhe Presidenti i Kosovës, Sejdiu ishin të ftuarit e veçantë të Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.