Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të Malit të Zi uron Kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare
Kryeministri Sali Berisha ka marrë urimet më të përzemërta nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të Malit të Zi me rastin e fitores së mandatit të dytë qeverisës nga zgjedhjet parlamentare. Në fjalët e mesazhit të urimit, Kryetari i këtij Këshilli, zoti Tahir Tahiri shprehet:
“I nderuari z. Kryeminister,
Kam nderin që emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, t’ Ju urojmë për fitoren në zgjedhjet e 28 Qershorit dhe t’ Ju përgëzojmë për organizimin e zgjedhjeve të drejta e demokratike.
Fitorja e Koalicionit të Djathtë të cilin Ju e udhëhiqni, z. Kryeministër, është shenjë e qartë e besimit që kanë zgjedhësit shqiptarë për vizionin Tuaj në zhvillimin e vendit dhe rrugën e sigurtë që Ju po ndiqni, drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Me bindjen e plotë se Qeveria e Shqipërisë me Ju në krye, do të punojë edhe më me përkushtim për plotësimin e aspiratave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, Ju urojmë edhe njëherë sukses dhe fat në punën Tuaj.
Me respekt,Tahir Tahiri"
12/07/2009