Presidenti Topi apelon botën akademike që të jetë aktive në sfidat për reformimin e arsimit të lartë, sipas standardeve perëndimore. &nbs
12 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi organizoi një takim me profesorë nga tre Universitetet kryesore të Tiranës për të paraqitur vizionin e tij mbi arsimin në fazën e rëndësishme ku ka hyrë tashmë arsimi i lartë, pas miratimit të ligjit përkatës në Kuvend.
Pas një paraqitjeje të shkurtër të Ministrit të Arsimit e Shkencës, Genc Pollo mbi ecurinë e reformës që po ndërmerr qeveria në arsimin e lartë dhe rritjen e financimeve në këtë fushë, Presidenti i Republikës u ndal në disa prej problemeve kryesore të universiteteve shqiptare si autonomia dhe liritë akademike, roli i shtetit në reformën universitare, procesi i hapjes së universiteteve te reja, cilësia e mësimdhënies etj.
Nisur edhe nga eksperienca si ish-pedagog, pasi analizoi teorikisht autonominë dhe liritë që garantonn ligji aktual i arsimit të lartë, Presidenti dha mesazhin se ato duhen verifikuar në praktikë. “Edhe vetë rrethet akademike sot përballen me mendime të ndryshme, jo me mendime të unifikuara, ç’ka tregon që ky sistem me të gjithë arritjet e mëdha ende nuk është në atë stad të organizimit të tij që të përballet në mënyrë të organizuar me të gjitha problemet në rritje që kanë universitetet. Universitetet sot përballen me probleme nga më të ndryshmet, por, unë mendoj që universitetet kanë arritur të bëjnë progres në lirinë e tyre, në autonominë e tyre në raport me shtetin. Për këtë ka qenë koshient jo vetëm lidershipi politik në Shqipëri, nga të gjitha krahët e politikës, por më duket se në momente të caktuara për shkak të pjesëmarrjes në politikë, për njerëzit që kanë ardhur nga bota akademike, ky terren është arritur të fitohet hap pas hapi dhe për këtë arsye unë do të thoja që ka qenë një domosdoshmëri që njerëz nga bota akademike të përfshihen në politikë. Ky do të jetë një proces i vazhdueshëm”, - u shpreh Presidenti Topi në fjalën e tij.
Në vijim, Kryetari i Shtetit u ndal edhe në opinionet e kundërta lidhur me hapjen e universiteteve të reja. “Dikush i stimulon, dikush mundohet t’i frenojë, dikush është indiferent për këtë proces. Edhe ky është një model, i cili është kaluar prej vitesh nga vendet e tjera. Për momentin sigurisht që ka ndryshime në kualitete, dikush është më serioz, dikush në raportin akademi-biznes i jep më shumë rëndësi këtij të dytit, por ju siguroj që ky është një proces i natyrshëm, që duhet të stimulohet dhe jo të kundërshtohet thjesht mekanikisht për të thënë që ne nuk duhet të kemi universitete”, - vuri në dukje z. Topi.
Në mbyllje të takimit Presidenti i bëri thirrje profesoratit dhe, nëpërmjet tij, gjithë botës universitare që të tregojnë pjekurinë e duhur në prag të zgjedhjeve që do mbahen muajin e ardhshëm për autoritetet drejtuese. Në këto zgjedhje, vërejti Presidenti Topi, duhet të konkurojnë platformat e programet dhe nëpërmjet konkurencës të zgjidhen më të mirët në postet drejtuese.