Presidenti Topi apelon për më tepër angazhim të grave në vendimmarrje

8 mars 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, me rastin e 100-vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas priti sot në mjediset e Presidencës dyzet zonja dhe zonjusha të përzgjedhura, që ndjekin projektin trevjeçar të OSBE-së për rritjen e rolit të gruas në vendimmarrje në qytetet kryesore të vendit. Janë rreth dyzet zonja nga i gjithë vendi, të cilat janë pjesë e grupeve të punës së një projekti mbarëkombëtar të OSBE-së për “Rritjen e rolit të gruas në vendimmarrje”. Ky projekt 3-vjeçar synon përfshirjen e sa më shumë grave në politikë në zgjedhjet e ardhshme si për kryetare bashkie e komunash, ashtu edhe për anëtare të këshillave bashkiake, ose 30% e tyre siç edhe e parashikon Kodi aktual Zgjedhor.
Në takimin e ngrohtë e të përzemërt të zhvilluar me këto zonja të nderuara, Kryetari i Shtetit shqiptar shprehu urimet e tij më të ngrohta dhe të sinqerta me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Presidenti Topi u shpreh:
“Përshëndetje!
Më lejoni, së pari, t’ju falenderoj për praninë tuaj këtu sot! Së dyti, dëshiroj t’ju uroj për festën, është festa juaj, është festa e të gjitha grave, e nënave, e motrave!
Me këtë rast, nëpërmjet këtij mikrofoni, dëshiroj t’u përcjell një mesazh të gjitha grave shqiptare, kudo ku ato jetojnë, punojnë, në territorin shqiptar, në diasporë, në misionin e tyre fisnik për të lidhur familjen, por edhe në misionin tjetër shoqëror për ta bërë atë një shoqëri normale, më të zhvilluar, më fisnike. Prania juaj këtu, natyrisht më impenjon më shumë. Kjo është një ditë që ka një simbolikë shumë të veçantë dhe kjo simbolikë duhet respektuar në tërë kompleksitetin e vet, dikush feston, dikush proteston. Nisur nga respekti për liritë dhe të drejtat themelore të çdo gruaje, të çdo organizate, edhe sensi i demonstrimit duhet respektuar, jo vetëm në mënyrë individuale, por edhe në mënyrë të grupuar, secili ka të drejtë ta kalojë këtë ditë në mënyrën e vet. Kjo ditë, e cila vjen në ritualin e saj çdo vit, ka nevojë jo thjesht të kujtohet, jo thjesht të nderohet. Por kjo ditë ka nevojë që, sikurse thoshte një gazetar i famshëm sot, ‘të shohim përtej mimozës, lules së mimozës’, sepse po të heqim lulen e mimozës, natyrisht shfaqen probleme.
Është bërë një progres i jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë. Progresi vjen në mënyrë evoluitive, vjen në mënyrë graduale, dhe nganjëherë ne e kemi të vështirë që ta dallojmë atë çdo ditë. Kështu që duhet përgëzuar pjesëmarrja e gruas në të gjitha nivelet, në familje, në shoqëri, në punë, në edukim dhe në qeverisje. Unë do ta vlerësoja, mbi bazën e të gjitha informacioneve që kam, të gjithë impenjimin tuaj, zonja Alen, të OSBE-së, për ta sjellë interesin për pjesëmarrjen e gruas në qeverisje, më afër impenjimit dhe të motivimit të politikanëve dhe të shoqërisë. Sot është dita që të vlerësojmë rolin e gruas, sikurse thashë, sikurse është natyra e saj, shumë komplekse. Por sot është dita që të kujtojmë që gratë kanë nevojë që në këtë ditë, - dhe jo vetëm në këtë ditë, - por ditë pas dite, gjatë gjithë vitit, të kenë më shumë bashkëpunim midis tyre, të kenë më shumë solidaritet. Sot është dita të kujtojmë edhe episode të hidhura. Sot është dita të kujtojmë se si një grua që drejtonte një projekt për ‘Rrugën e Paqes’ u vra barbarisht nga bashkëshorti i saj. Sot është dita të kujtojmë dramën e një nëne, e cila brenda pak orësh të një nate tragjike, humbi katër fëmijët e saj. Sot është dita të kujtojmë se si një juriste e nderuar u masakrua barbarisht nga thikat e një barbari. Sot është dita të kujtojmë dramën e mjaft grave dhe vajzave, të cilat për fat të keq ndonjëherë mbushin faqet e gazetës vetëm si një scoop gazetaresk brenda një dite dhe harrojmë që ta trajtojmë me shumë preokupacion mbi bazën e një solidariteti të plotë për të gjetur shkaqet dhe për të bërë profilaksinë që këto drama të mos ndodhin më, ose minimalisht këto drama ne t’i shikojmë sa më rrallë të jetë e mundur. Kështu që problemi i dhunës ndaj grave është një problem madhor që duhet të trajtohet nga shoqëria jo thjesht si një fenomen, por duhet të trajtohet nga politika dhe institucionet, si një detyrim për të ndërtuar dhe aplikuar ligje të forta. Dhuna, ju e dini shumë mirë, sepse jeni marrë drejtpërdrejt, nuk është thjesht fizike, dhuna është edhe psikologjike. Pra, dhuna, sikurse çdo fenomen tjetër, është mjaft kompleks. Dhuna ndonjëherë fillon në familje. Ky është një episod shumë i shëmtuar. Pastaj transmetohet në shoqëri dhe anasjelltas. Kështu që të gjithë së bashku kemi nevojë që në këtë ditëm, jo vetëm të memorizojmë një datë historike, por duhet që këtë ditë ta shndërrojmë në një motivim të thellë për të gjithë, në radhë të parë për gratë, që duhet ta shohin veten më pjesëmarrëse në shoqëri. Ka gra që janë shumë më aktive. Duhen përgëzuar! Ka gra, të cilat janë më të intimiduara. Duhen inkurajuar! Gratë e zonave urbane natyrisht janë më të mundshme për të realizuar misionin e tyre, por asnjëherë nuk duhen harruar gratë e zonave rurale, që përtej asaj mungese vëmendjeje, janë të detyruara që të përballojnë punë të jashtëzakonshme fizike, për shkak të një realiteti që ato kanë në familjet e tyre. Ato kanë nevojë të jenë pjesë e programeve, e projekteve. Pra, më shumë mund, më shumë punë duhen nga institucionet, por edhe nga vetë gratë, në mënyrë që realitetin ne ta vrojtojmë dhe ta shërojmë në çdo qelizë të territorit.
Unë ju kam inkurajuar vazhdimisht, në cilësinë e Presidentit të Republikës, për të gjitha projektet e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm, i cili nuk mund të kalojë vetëm me fjalë. Edhe në këtë sens është bërë një progres, falë një emancipimi të politikës, vite më parë u fut edhe koncepti i 30 përqindëshit. Personalisht nuk kam qenë ndonjëherë dakord. Natyra e ka sjellë në mënyrë të tillë që probabiliteti i lindjes së femrave dhe meshkujve gjithmonë shkon në 50 e 50. Natyra asnjëherë nuk ka gabuar. Për besimtarët do të thoja se ‘Zoti asnjëherë nuk ka gabuar’. Pra, ashtu siç vijmë dhe projektohemi në mënyrë shumë natyrale në këtë botë të përbashkët, ashtu dhe interesat janë të tilla. Sikurse nuk ndërtohet edhe biologjikisht një familje vetëm me një individ, mashkull apo femër, ashtu edhe shoqëria, ashtu edhe pjesëmarrja në institucione, nuk mund të ndërtohet vetëm me një krah. Kanë qenë tendenca të qarta maskiliste që e kanë bërë politikën që, edhe në pluralizmin e saj, të shkojë vetëm në një krah, por gradualisht, emancipimi i shoqërisë, nevojat për t’iu përshtatur standardeve demokratike evropiane kanë bërë që edhe politikanët të bëjnë ndonjë hap para apo mbrapa, të konformohen me një 30 përqindësh, i cili natyrisht është shumë pak, dhe sidomos në rast se interpretojmë dhe/ose sikurse e ka ligji, është shumë pak. Kështu që unë do të thoja që pjesëmarrja e grave në një shoqëri të emancipuar, në një shoqëri ku nuk mungojnë vlerat intelektuale, në një shoqëri ku në sistemin e edukimit ka shumë gra, kemi gra në administratë, kemi gra në organizata joqeveritare, kemi gra në biznes, kemi gra në gazetari. Pra, natyrisht ju e dini fare mirë që gratë kanë rolin e tyre shumë të rëndësishëm. Do të thoja personalisht që, në thonjëza jam i lirë të them, që e kam realizuar këtë premtim që kam dhënë, që në cilësitë dhe në mundësitë që ka Institucioni i Presidentit, edhe në institucione shumë të rëndësishme, ku paragjykimet asnjëherë nuk do lejonin që të mendohej e jo më të realizohej, në krye të disa institucioneve shumë të rëndësishme, janë gra. Do të përmendja zonjën Kryeprokurore, do të përmendja Kryetaren e Gjykatës së Lartë, në të gjitha dekretet për nominimet për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese verifikoheni - janë 50% meshkuj, 50% gra, femra, që do të thotë që është një respekt në atë drejtim që unë sapo u shpreha.
Unë besoj që projekti juaj, i cili patjetër ka një dimension të gjerë dhe të thellë, qoftë në komunikimin horizontal, por edhe në komunikimin vertikal, do të bëjë që në të gjitha rrethet e Shqipërisë, sidomos tani që jemi në prag të një fushate elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor, të dekretuar më datë 8 maj, angazhimi juaj është shumë i rëndësishëm, jo thjesht për të qenë pjesë e drejtimit të komunave apo bashkive, - që është një element shumë i rëndësishëm dhe unë dëshiroj ta promovoj, - por është një detyrim dhe një e drejtë e partive politike, por edhe e këshillave komunalë dhe bashkiakë, aty ku hartohen politikat për qytetet dhe për fshatrat. Duhet patjetër që të ketë zë të grave, zë të femrave.
Një element që do të doja ta theksoja është roli i jashtëzakonshëm moderator, ekuilibrues, i gruas në shoqëri. Ju e keni parë, e keni ndjekur që retorika politike, sidomos e muajve të fundit, ka qenë dhe vazhdon për fat të keq të jetë e ashpër, pjesë e një konfliktualiteti, i cili e shoqëron shoqërinë shqiptare dhe akutizohet herë pas here. Pjesëmarrja e grave në politikë, në vendimmarrje, është shumë e dëshiruar, sepse të gjithë shpresojmë që struktura shpirtërore e gruas, formimi i saj, ka bërë që në shumë momente, gratë ta ekuilibrojnë situatën. Këetë do të dëshironim ne, edhe në vendimmarrje, edhe në politikë, që gratë të shpalosin dimensionin e tyre human, t’i ekuilibrojnë gjërat, të jenë më të buta. Patjetër, kjo butësi do të kontribuonte shumë që konfliktualiteti që zakonisht vjen në fjalorin verbal të meshkujve të politikës, të vijë dhe të ulet. Të gjithë kemi nevojë që klima politike në Shqipëri të jetë më bashkëpunuese. Çdo ditë themi ‘të ketë më shumë dialog’. Duke pasur dialog, duke pasur paqe, duke pasur një respekt për institucionet, ku institucioni më i rëndësishëm i një vendi demokratik është institucioni i zgjedhjes, i zgjedhjeve, të zgjedhim, t’i lëmë qytetarët të zgjedhin, të promovojmë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje, të vijnë sa më shumë, sidomos për zgjedhjet e pushtetit vendor, që nga specifika e tyre janë zgjedhje të karakterit administrativ për të administruar jetën e qytetarit në të gjithë qelizën e territorit administrativ të Shqipërisë.
Çdo qytetar është shumë i rëndësishëm, si në Tiranë, si në fshatin më të largët të Shqipërisë. Pra të gjithë së bashku, ju të nderuara zonja, të kontribuojmë në të gjitha drejtimet, më pjesëmarrëse me opinionet tuaja, me diskutimet tuaja, për ta cilvilizuar edhe ambientin, për të shkuar në vendimmarrje në mënyrë shumë realiste dhe për të plotësuar pikërisht atë që është vendosur në Aktin Final të Helsinkit, tek barazia gjinore, e cila duhet të shkojë në të gjitha nivelet e përfaqësimit dhe sidomos në vendimmarrjen në qeverisje.
Unë edhe njëherë ju uroj festën! Uroj që të keni kurajo, të keni motivacion, të shpalosni të gjitha potencialet tuaja intelektuale që ky projekt të realizohet me sukses, që partitë politike, jo vetëm të ndërgjegjësohen për të plotësuar një numër, i cili do të përbënte një raport formal, por për të qenë koshient se nëpërmjet jush do të arrijmë të kemi më sukses në të gjitha dimensionet e pjesëmarrjeve politike, sikurse janë edhe ato të cilat ne i kemi përpara.
Gëzuar juve! Gëzuar të gjitha grave, motrave, nënave! Urimet më të mira!”
Zonjat pjesëmarrëse në këtë program të OSBE-së, pasi falenderuan Kryetarin e Shtetit u shprehën: “Ne jemi këtu sot për të shprehur këtë shqetësim që në fakt është i të gjithë grave në mbarë Shqipërinë. Ne jemi këtu në kuadër të projektit trevjeçar të OSBE-së në Shqipëri ‘Rritja e rolit të grave në vendimmarrje’, i cili ka të bëjë me rritjen e rolit të gruas në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. Puna trevjeçare me gratë drejtuese në jetën politike dhe publike ka qenë një përqasje e shkëlqyer për motivimin e burrave dhe grave në të gjithë vendin. ‘Platforma Kombëtare’ që lindi nga takimet tona me forumet në nivel lokal dhe kombëtar ku pesëqind vullnetare nga parti të ndryshme politike, nga shoqëritë civile, biznesi, përbën një mundësi të shprehjes publike të mendimit dhe për diskutimin e ideve. Me qëllim që të lehtësojmë realizimin e ‘Platformës Kombëtare’ janë ngritur grupe pune në të gjithë vendin dhe në to marrin pjesë gra aktive, profesioniste të mira dhe pjesë të politikës, të propozuara e të zgjedhura nga vetë gratë në zona.
Për realizimin e ‘Platformës Kombëtare’ kemi hartuar një plan kombëtar të veprimeve. Ne jemi përfshirë edhe në evidentimin e kapaciteteve të forta si kandidatura për zgjedhjet vendore dhe në këto momente kërkojmë mbështetjen tuaj. Mbështetje për të na garantuar përfaqësimin e plotë të grave në listat e kandidatëve për këshillat komunale dhe bashkiake, si dhe për kryetarë komune e bashkie, duke garantuar zbatim të kuotës gjinore prej 30%.
Zoti President, në këto momente, të gjitha gratë aktive në politikë kanë nevojë për mbështetjen tuaj!”
Më pas, zonjat lexuan dhe i dorëzuan Presidentit të Republikës Deklaratën e “Platformës Kombëtare të Gruas” të hartuar prej tyre: “Ne gratë e Shqipërisë, të vetëdijshme mbi faktin se stereotipet gjinore mbeten ende të forta dhe gjerësisht të përhapura në shoqërinë shqiptare, si dhe mbi faktin se pabarazitë gjinore janë veçanërisht të dukshme në sferën e politikës, u bëjmë thirrje të gjitha partive politike, të gjtihë zyrtarëve të zgjedhur, të gjithë anëtarëve të Kuvendit, të gjitha institucioneve shtetërore, si dhe strukturave publike në Shqipëri:
1. Të përmirësojnë Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të garantohet përfaqësimi i plotë i grave në të gjitha organet vendimmarëse;
2. Të zbatojmë me rreptësi dispozitat ligjore mbi barazinë gjinore të Kodit Zgjedhor, dhe të Ligjit mbi Barazinë Gjinore në Shoqëri, veçanërisht kuotën gjinore prej 30%;
3. Të zbatojnë kuotën gjinore prej 30 % në listat e kandidatëve për këshillat bashkiake dhe komunale;
4. Të aplikojnë kuotën gjinore prej 30 % edhe në listat e partive politike për kryetarë bashkish dhe komunash, edhe pse kjo ende nuk përcaktohet në Kodin Zgjedhor;
5. T’i bëjnë publike listat e kandidatëve përpara se ato t’i dërgohen KQZ-së, në mënyrë që publiku të njihet me emrat e kandidatëve, të diskutojë edhe të konsultohet lidhur me ta;
6. Të heqin sanksionin ekzistues mbi moszbatimin e kuotës gjinore prej 30%;
7. Të forcojnë sanksionet lidhur me moszbatimin e kuotës gjinore duke kërkuar moscertifikimin e listave në vend të vendosjes së gjobave simbolike;
8. Të zbatojnë kuotën gjinore prej 30% në komisionet zgjedhore”