Presidenti Topi apelon për ruajtjen e identitetit të Tiranës.

18 nëntor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte sot i pranishëm në ceremoninë e përurimit të fotoekspozitës “Unë e dua Tironën”, organizuar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar nga Njësia Bashkiake nr. 10-të, me foto të vjetra të kryeqytetit të Shqipërisë.
Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Presidenti Topi u shpreh:
“Mirëmbrëma të gjithëve!
Është e vërtetë Gerti që dy vite më parë kemi qenë në të njëjtin vend, besoj me të njëjtat personazhe të nderuara, një pjesë të mirë të së cilëve, në një vështrim të parë, unë falë edhe memories e konstatoj që janë të pranishëm dhe ne të kemi dhënë atë mbështetje që ti e ke merituar dhe besoj që pas dy viteve, jemi të gjithë të bindur që ti e ke merituar plotësisht. Ndryshe nga dy vite më parë, kur unë këtë suport ty ta jepja si një pjesë e një strukture politike të rëndësishme të Partisë Demokratike, sot unë ta jap këtë suport në një pozicion tjetër, si President i Shqipërisë, si President i të gjithë shqiptarëve, duke të stimuluar plotësisht në rrugën tënde, jo thjesht në rrugën tënde politike, por besoj në rrugën tënde të qytetarisë, si përfaqësues i denjë i vlerave qytetare dhe si përfaqësues i denjë i vlerave tiranase. Tirana, apo “Tirona” siç i themi, gjithmonë ka qenë një mjedis i qytetarisë, ka qenë një mjedis i butë, një mjedis ku kanë lulëzuar intelektualët e vërtetë, ku janë zhvilluar mjaft ngjarje historike, tek e fundit Tirana ka drejtuar jetën e Shqipërisë. Unë të përgëzoj sinqerisht për këtë iniciativë për të rikthyer në memorie Tiranën ashtu siç ka qenë. Sigurisht, Tirana sot është metropol, është metropol ku jetojnë rreth tetëqind mijë banorë. Jam i bindur që mbas një dhjetëvjeçari, me ritmet e lëvizjes demografike, këtu do të jetojnë rreth një milion e gjysëm banorë. Por, atë që të ofron Tirana, atë që të ka ofruar Tirana gjithmonë, ne dëshirojmë ta dimë, ta dinë brezat, ta dimë ne në radhë të parë, ta dinë ata që do të vijnë dhe ky qytet sigurisht duhet të ketë memorien e vet historike.
Unë nuk e di për ç’arsye, a për arsye politike, apo për arsye biznesi, apo për arsye injorance, ky qytet në vite, kur them në vite - në dekada, ka filluar të zhvishet nga identiteti. Unë në shtëpinë time, në një ambjent shumë të dashur për mua, dhe miqtë e mi më të ngushtë e dinë, kam vendosur në mur fotografitë e njerëzve të mi më të dashur, që nuk jetojnë më, por edhe fotografitë më të spikatura të Tiranës që nuk ekzistojnë më. Ajo ndjenjë që ne përjetojmë sot, ajo që ne kujtojmë sot është pikërisht ajo pjesë e identitetit që ne se kemi më, që na ka ikur. Dhe ju e kuptoni çdo të thotë të varësh në mur, sidomos në formatin bardh e zi. Të varësh në mur në formatin bardhë e zi do të thotë që të jesh pjesë e një memorieje historike. Në fakt, kjo është pjesa më e dhimbshme. Tirana vërtet është rritur, Tirana është bërë qytet i madh dhe do të rritet akoma dhe më tej, por Tirana vlen te jetë sikurse të gjithë kryeqytetet e botës. Sot fatmirësisht kufijtë nuk janë më të izoluara, njerëzit lëvizin, njerëzit kanë pasur shansin të shkojnë kudo dhe kureshtja më e madhe për të gjithë nuk është të shohësh një pallat betoni, kureshtja për të gjithë është që të shohësh historinë e qytetit, të shohësh historinë e hershme të qytetit, pjesën e vjetër, dhe në kryeqytetet e botës të gjithë kanë ditur ta ruajnë. Ne për fat të keq nuk e kemi ruajtur. Prandaj, e thashë dhe e them me zë të fortë, e kam thënë dhe jam absolutisht në një konstante të plotë, e kam thënë atëherë kur nuk merresha me politikë, e kam thënë atëherë kur merresha me politikë, e kam thënë dhe tani që jam President i Republikës: Tiranës, në një pjesë të mirë i kanë hequr identitetin, identitetin urbanistik. Të gjithë ne i jemi druajtur vitet e para dhe shpresonim që Dajti të mos zihet, edhe Dajti u zu. Ky është një apel i fortë, sepse është vërtet shumë mirë të kujtojmë qytetin tonë, që të ruajmë pjesët më të bukura të qytetit tonë, pjesët më të spikatura, pjesët më domethënëse, sepse nuk është thjesht çështje e nostalgjisë, por janë çështje që kanë të bëjnë me pjesën shpirtërore të njeriut, jo thjesht të atyre brezave që e kanë jetuar Tiranën dhe vazhdojnë ta jetojnë, por jam i bindur edhe për shumë të tjerë që kanë ardhur në Tiranë dhe nesër do të quhen banorë të saj. Kur ju thonë “nga jeni” - “jemi nga Tirana”. Por, ne nuk kemi humbur identitetin e shpirtit tonë edhe sot e kësaj dite, kur Tirana është bërë kaq e madhe. Dhe sot na jepet ky rast nga një përfaqësues i denjë i një familjeje të vjetër të Tiranës. Asnjëherë nuk kemi dashur t’i ndajmë këto gjëra kështu, aq më shumë sot me cilësinë e Presidentit të Republikës, dëshiroj të them që të gjithë qytetarët kanë të drejtë të jetojnë aty ku dëshirojnë të jetojnë, ta bëjmë Tiranën një metropol europian ashtu si dhe po bëhet, por të dimë të respektojmë pjesën më të rëndësishme të identitetit të këtij qyteti dhe në radhë të parë të shpirtit të qytetarëve të këtij qyteti.
Kjo është arsyeja që erdha këtu me shumë dëshirë. Kisha për të ardhur sot nga një shërbim, por insistova të vija më përpara, sepse e vlerësoj shumë të rëndësishme pikërisht këtë që bën një përfaqësues i suksesshëm që del nga komuniteti, ju vlerësoj ju që bëni këtë aktivitet kaq të rëndësishëm, të thjeshtë, por shumë dinjitoz. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë, qoftë autoktonët, qoftë ata që kanë ardhur me vite në Tiranë që ta zhvillojnë këtë qytet kudo ku ai ka mundësi të zhvillohet, por asnjëherë të mos harrojmë pikërisht atë që ka qenë elementi substancial i popullsisë së këtij qyteti, element që e ka pasur gjithmonë dhe duke ardhur e duke u rritur: mikpritjen, bujarinë, atë ndjeshmëri që ka pasur popullsia e këtij qyteti dhe, mbi të gjitha, ekuilibrin e tij.
Unë të falenderoj Gerti! Ju falenderoj të gjithëve për këtë mundësi! Jam i bindur që ato fotografi do të na japin shumë emocion. Çdo njeri do të kujtojë rrugën ku ka kaluar dhe, bashkë me rrugën ku ka kaluar, do të kujtojë shumë njerëz që fatmirësisht jetojnë sot, por dhe shumë të tjerë që nuk jetojnë, shumë të tjerë që nuk janë më pjesë e këtij qyteti, por janë larg Shqipërisë. Gjithësesi, ky është qyteti i të gjithëve, ky është qyteti i të gjithë shqiptarëve.”
Në vijim, Kryetari i Shtetit, i shoqëruar nga Zëvendësministrja e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku, Prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, Kryetari i Qarkut Tiranë, Tahsim Mema dhe Kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 10, Gerti Bogdani, si dhe të pranishëm të tjerë në këtë veprimtari, ndoqën një koncert të shkurtër festiv me këngë dhe valle tradicionale tiranase. Pjesë e kësaj veprimtarie ishte dhe shpërndarja e çertifikatave të mirënjohjes për qytetarë të nderuar të Njësisë Bashkiake nr. 10-të shumë prej tyre artistë dhe profesionistë të shquar jo vetëm në fushat respektive, por edhe në jetën e bashkësisë tiranase.