Kreu i shtetit shqiptar takohet me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

17 nëntor 2008
Nikozia, Qipro
Në kuadrin e takimit të lartë ndërkombëtar që po zhvillohet në Qipro mbi ‘Qytetërimin e paqes: besime dhe kultura në dialog”, Presidenti Topi pati edhe një takim të veçantë me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç.
Të dy Presidentët vlerësuan marrëdhniet e shkëlqyera mes dy vendeve fqinjë, duke vënë theksin në nevojën e rrijes së shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike dhe duke u shprehur se vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomik, zhvillimit të infrastrukturës dhe bashkëpunimit të gjithashëm, të gjitha vendet e Ballkanit do ta kenë të sigurtë të ardhmen e tyre në strukturat euro-atlantike.
Presidenti Topi i shprehu mirënjohjen z. Vujanoviç për pozicionin e qartë të shtetit të Malit të Zi në lidhje me Kosovën dhe njohjen e pavarësisë së saj duke nënvizuar faktin se siç e tregon edhe kjo konferencë, “misioni ynë i përbashkët është forcimi i dialogut dhe bashkëpunimet mes vendeve dhe popujve tanë”.
Edhe Presidenti Vujanoviç ndau të njëjtën pikëpamje përsa i përket intensifikimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit, sidomos atij ekonomik duke u shprehur i gatshëm që të thellohen akoma edhe më tej edhe marrëdhëniet institucionale, meqë vullneti politik ekziston dhe po rritet gjithnjë e më shumë duke bërë që rajoni ynë të orientohet drejt integrimit në familjen e madhe europiane.