Presidenti Topi apelon shoqërinë shqiptare për më shumë ndjeshmëri dhe solidaritet ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.

1 qershor 2010
Në praninë e Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, u zhvillua sot ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Speciale Shqiptare 2010, të cilat për herë të tretë në historinë e tyre përshëndeten nga Kryetari i Shtetit. Me këtë rast në mjediset e Presidencës ishin të ftuar Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam, përfaqësues dhe drejtues të Fondacionit “Vodafone Albania”, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, të Olimpikut Special Shqiptar, Qendrës Sociale “Don Bosko”, personalitete të shquara të sportit shqiptar, trajnerë e sportistë në vite, mësues, edukatorë dhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, etj.
Pas ekzekutimit të himnit tonë kombëtar nga Banda e Ushtrisë, ceremonia u përshëndet nga sportisti i shquar Ismet Bellova dhe drejtues të kompanisë “Vodafone Albania”, e cila mbështet dhe organizon Lojërat Olimpike Speciale Shqiptare 2010. Në përshëndetjen e tyre u shpreh mirënjohja për mikpritjen e ofruar nga Presidenti Topi, “i cili hapi zemrën dhe dyert për këtë veprimtari”. Folësit vlerësuan se “fisnikëria e tij, mesazhi i ngrohtë dhe i duhur janë të vlefshme në këtë mision, ashtu si dhe bekimi i Presidentit për Lojërat Olimpike”.
Nga ana tij, duke përshëndetur ceremoninë, Presidenti i Republikës u shpreh:
“Të nderuar fëmijë, atletë olimpikë dhe specialë shqiptarë,
I nderuar zoti Bellova,
I nderuar zoti Greva,
I nderuar pëfaqësues i ‘Vodafone Albania’,
Të nderuar Zonja e Zotërinj,
Është një moment vërtet shumë emocional, i cili përsëritet për të tretin vit në ambientet e Presidencës. Është emocional, sepse bëhet në funksion të një aktiviteti special, por është emocional, sepse shikoj një ndjeshmëri të shprehur të njerëzve që kanë dhënë kontribute të fuqishme në lëvizjen olimpike shqiptare, dhe padyshim ndihem i respektuar, i nderuar, që rrethohem nga figura të tilla, që nderohen jo vetëm në botën e sportit, por mbarë në shoqërinë shqiptare. Lëvizja Olimpike Speciale shqiptare ka vlera të veçanta, sepse është një moment ku kombinohen jo vetëm dëshira e sportistit për të garuar. Por është speciale, sepse është e rrethuar me shumë përkushtim, me shumë vëmendje nga njerëzit që asistojnë njerëzit që janë në nevojë. Besoj që është momenti sot për ta thënë me zë të hapur, me zë të fortë që, përtej falenderimit për përkushtimin e këtyre njerëzve, të edukatorëve, të profesorëve, të mjeshtrave të sportit, të prindërve, për t’i dhënë mundësinë këtyre fëmijëve për të tejkaluar të gjitha handikapet fizike dhe për të qenë njëlloj si gjithë të tjerët, i drejtohem me një falenderim të veçantë të gjithë atyre kompanive, në mënyrë të veçantë në rastin konkret ‘Vodafone Albania’, që ka bërë të mundur që garat olimpikë specialë shqiptarë të vijnë dhe të evidentohen dhe të bëhen prezente në mbarë shoqërinë shqiptare.
Në mënyrë të drejtpërdrejtë, sot dëshiroj të jap një apel për të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, për të gjithë politikën, për të gjithë botën e biznesit, për mbarë shoqërinë shqiptare, për të rritur standardin e ndjeshmërisë, standardin e solidaritetit, sepse vërtet sot jeta është mjaft komplekse, pasqyron edhe të mirën por edhe negativen, duhet detyrimisht ata që janë të veshur me përgjegjësi, ata që përfaqësojnë politikën, ata që shkojnë një herë në katër vjet për të kërkuar votën e njerëzve, duhet detyrimisht të jenë më të motivuar, të jenë më të dashur, të jenë më të ndjeshëm, të jenë më shumë kontribues, sepse këta njerëz kanë nevojë patjetër të mbështeten, kanë nevojë të mbështeten. Këtë Lëvizje nuk e shikoj thjesht tek sportiviteti i këtyre atletëve, nuk e shikoj thjesht tek dëshira e prindërve, nuk e shikoj thjesht tek angazhimi i mjeshtrave të sportit, por kjo është një lëvizje, e cila ka në substancë një filozofi dhe një qëllim shumë të madh. Prandaj, dëshiroj edhe njëherë t’i falenderoj!
Kontributi im është institucional, është modest, por ju siguroj që bashkë me projeksionet institucionale, kam një ndjeshmëri të lartë njerëzore, për t’i dhënë jetë kësaj lëvizjeje, për ta zgjeruar këtë lëvizje, për t’i dhënë domain-in e vërtetë me të gjithë ato pasuri vlerash që duhet të ketë një shoqëri e lirë demokratike dhe humaniste. Kështu që unë dëshiroj t’ju uroj sukses në garat që do të zhvilloni këtu, por patjetër që ju uroj sukses edhe në Lëvizjen Speciale Olimpike që do të zhvillohet në Varshavë! Jam i bindur që, kjo lëvizje vit pas viti do të gjejë dimensione të reja, sepse këtë garanci e jepni juve, por këtë garanci e japin edhe të gjithë mjeshtrat e mëdhenj të sportit, që çdo vit e më shumë bëhen më tepër.
Dëshëroj edhe njëherë të falenderoj të gjithë ata që sot nuk janë të pranishëm fizikisht, por jam i sigurt që me ndjeshmërinë e tyre, me forcën e tyre, kanë bërë të mundur që të japin më shumë tolerancë për fëmijët, të japin më shumë edukacion për fëmijët, të japin më shumë motiv për sportivitet dhe të japin atë që ne e dëshirojmë të gjithë, që të gjithë fëmijët, pavarësisht problemeve, të tyre të ndjehen të barabartë në një shoqëri, e cila konsiderohet shoqëri demokratike!
Edhe një herë ju falënderoj dhe ju uroj gara të suksesshme. Faleminderit!”
Në përfundim të fjalës, flakën olimpike, të ndezur nga kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Altin Lala, Presidenti Topi ua dorëzoi fëmijëve, të cilët më pas do e shoqërojnë flakën deri në mjediset ku do të zhvillohen këto lojëra.
Moment emocionues i kësaj veprimtarie ishte dhe takimi, përshëndetja dhe fotografitë e bëra nga Presidenti Topi me fëmijët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Speciale Shqiptare 2010.