E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimin për mbështetjen financiare, për ruajtjen e rezervës gjenetike të racës autoktone të buajve dhe një thundrakëve

Qeveria miratoi sot vendimin për përcaktimin e procedurave dhe të mënyrës së mbështetjen financiare, për ruajtjen e rezervës gjenetike të racës autoktone të buajve dhe një thundrakëve.

Vendimi, i propozuar nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, synon nxitjen e fermerëve që të mbarështojnë buallicat dhe një thundrakët dhe krijimi i fermave me 10-30 krerë buallica, pasi vetëm me një numër të tillë, ferma mund të dalë në tregun e prodhimit të qumështit.

Një masë e tillë e mbështetjes financiare merret edhe për vetë momentin, në të cilën ndodhet kjo kafshë e sapodalë nga gjendja e rrezikut për t’u zhdukur, si dhe në raport me politikat e sektorit në perspektivë me këtë racë autoktone.


02/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›