Presidenti Topi bën homazhe në respekt të jetës dhe veprës së poetit dhe ish-të përndjekurit politik, Pano Taçi

14 qershor 2012
Në mjediset e Teatrit Kombëtar, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, bëri sot homazhe në nderim të një prej figurave më të spikatura të poetikës shqiptare, ish-të përndjekurit politik, Pano Taçi.
Presidenti Topi u përkul me nderim të thellë dhe vendosi një kurorë me lule pranë trupit të pajetë të të ndjerit Pano Taçi, në prani të familjarëve dhe të afërmëve të të ndjerit, të përndjekurve politikë, poetëve e shkrimtarëve, të bashkëkohësve e bashkëvuajtësve gjatë regjimit diktatorial, miqve e të njohurve të shumtë, duke shprehur ngushëllimet më të thella për humbjen e një njeriu me vlera të rralla njerëzore e patriotike, guximtarit dhe martirit që luftoi pareshtur kundër komunizmit dhe që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe dashurisë për librin e poezinë.
Me këtë rast, Presidenti Topi, pasi u shprehu ngushëllimet të afërmëve të poetit dhe lënies së një shënimi ngushëllues në “Librin e Zisë”, duke iu përgjigjur interesimit të mediave të pranishme, theksoi: “Sot i japim lamtumirën e fundit një personaliteti të botës së letrave, të ndjerit Pano Taçi, i cili konsiderohet një nga emrat më të spikatur të lirikës, por në të njëjtën kohë, një njeri me shpirt të lirë, me shpirt rebel për të kundërshtuar atë konformizëm, do të thoja të egër, që vinte nga diktatura. Besoj se është i papërsëritshëm në përballjen e tij me diktaturën komuniste dhe ai do të mbetet pa dyshim në kujtesën e kombit jo vetëm si një njeri me talent në poezi, por në radhë të parë një njeri me karakter të fortë. Besoj se me ikjen e tij, shoqëria shqiptare ka humbur vërtet një vlerë të çmuar, por nga ana tjetër jam i bindur se ai do të mbetet një pikë e fortë referimi për brezat, për ata që merren me art, që merren me kulturë për të treguar që vërtet talenti vlen shumë, por ai duhet të ngrihet mbi një bazament dhe ky bazament është karakteri i fortë.”
Pyetje: Zoti President, sa ishte gjallë Pano Taçi kërkoi dëmshpërblimin për periudhën e internimit dhe nuk e mori kurrë për njëzet vjet. A keni ndonjë koment për këtë?
Presidenti Topi: Po ky është një koment që besoj se është bërë vazhdimisht dhe kjo vlen jo thjesht për një njeri, por vlen për të gjithë ish-të përndjekurit politikë që unë besoj se sa më shpejt që të jetë e mundur, të realizohet ajo që ata e presin dhe që është padyshim pjesë e detyrimit të politikës për ta realizuar. Ju falemnderit!”