Kryeministri Berisha ngushellon familjaret e kryetarit te Komunes Terthore te Kukesit Remzi Veseli
Kryeministri Berisha i dergoi sot nje telegram ngushellimi familjareve te kryetarit te Komunes Terthore te Kukesit Remzi Veseli i cili u vra mbremjen e se henes ne afersi te baneses se tij.
Ne mesazhin e derguar Kryeministri Berisha shprehet
Te nderuar prinder dhe familjare te te ndjerit Remzi Veseli
Me dhimbje te thelle mesova per ndarjen nga jeta ne menyre tragjike te njeriut tuaj te dashur.
Vrasja e Remziut perben nje akt kriminal te shemtuar autori i te ciles do te marre ndeshkimin me te rrepte me te gjithe forcen e ligjit.
Me lejoni qe ne emrin tim dhe te qeverise shqiptare tju shpreh juve pjesetareve te tjere te familjes se te ndjerit te afermeve te tij si dhe te gjithe banoreve te Terthores ngushellimet me te sinqerta dhe bashkojme lutjet tona qe shpirti i tij te gjej paqen e amshuar.
26/10/2010