Presidenti Topi dekoron aktorët e humorit Gjosho Vasija dhe Gëzim Kruja me Urdhrin “Mjeshtër i Madh.”

25 mars 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot aktorët e humorit shkodran Gjosho Vasija dhe Gëzim Kruja me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, në një ceremoni zyrtare të organizuar me këtë rast në ambjentet e Presidencës, ku ishin të pranishëm personalitete të fushës së artit e të humorit, miq, koleg, si dhe familjarë të këtyre figurave të mirënjohura e të vlerësuara nga artdashësit shqiptarë.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve të dekorimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, zoti Aleksandër Flloko, në shenjë vlerësimi e respekti të veçantë, Kryetari i Shtetit i dorëzoi Urdhrin “Mjeshtër i Madh” Gjosho Vasisë me motivacionin: “Talentit dhe krijuesit të rrallë të skenës së humorit, që, falë personalitetit dhe karakterit të fuqishëm, jo vetëm diti t’i rezistojë me fisnikëri përpjekjes së egër të diktaturës komuniste, por me humorin e tij u dha gëzim, dritë dhe shpresë njerëzve të thjeshtë dhe bashkëvuajtësve të tij në të gjithë vendin”. Me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, Presidenti i Republikës dekoroi sot dhe zotit Gëzim Kruja me motivacionin: “Për interpretim me nivel të lartë artistik dhe krijimtari të gjerë në fushën e artit të humorit shqiptar”.
Në fjalën e tyre përshëndetëse, zoti Vasija dhe zoti Kruja falenderuan Presidentin Topi për vlerësimin e lartë ndaj krijimtarisë dhe veprimtarisë së tyre artistike. “Sa e rëndë qenka me fol seriozisht në këtë vend. Gjashtëdhjetë vjet që kam dhënë në skenë jam munduar që t’i mbush shpirtin me gaz popullit që e kishte barkun bosh. Populli kishte dashur të na jepte gjithçka, shteti nuk dha asgjë për këtë popull. Erdhi koha dhe ne sot kemi një parfum, parfum lire, parfum demokracie dhe një falenderim të fuqishëm Presidentit të madh, zotit Bamir Topi.”- u shpreh zoti Vasija, ndërsa zoti Kruja tha se “Jam shumë i gëzuar dhe i emocionuar që gjendem sot këtu pranë Presidentit dhe të marr këtë titull të lartë nga dora e Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi. Një duartrokitje për këtë President të mrekullueshëm. Vitet kalojnë shpejt. Unë kam kaluar shtatëdhjetë vite dhe po hyj tek shtatëdhjetë e njëshi. Pesëdhjetë e dy vjet në skenë. Kam luajtur shumë role dhe është fati im që kam qenë aktor, autor dhe regjizor, kam luajtur deri në pantonimë, akrobat, xhongler, parodistë. Kam shkruar pesëmbëdhjetë komedi dhe dy libra që do ia sjell dhuratë dhe zotit President.” Në përfundim të fjalës së tij falenderuese, zoti Kruja vuri në dukje së në këto raste është shumë me vend fjala e bukur që ka lënë në skenë para shumë vitesh i madhi Tano Banushi: “Fjalët i merr era, dokumentit i vjen era”. Kjo erë është djersa ime pesëdhjetë e dy vjeçare.”