E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, në Bruksel

Kryeministri Berisha është nisur sot pasdite për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili do të zhvillohet nesër më 25 mars, në Bruksel, në Académie Royale De Belgique.

Në këtë takim të nivelit të lartë do të jenë të pranishëm Presidenti i PPE, Wilfried Martens, Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Busek, si dhe 13 kryetarë shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian, si Angela Merkel, Francois Fillon, Silvio Berlusconi, Donald Tusk, Fredrik Reinfeldt, Jan-Peter Balkenende, Traian Basescu, Boyko Borisov, Valdis Dombrovskis, Lawrence Gonzi, Jean-Claude Juncker, Joseph Daul etj si dhe Kryetari i Grupit të PPE në Parlamentin Evropian, Antonio Lopez-Isturiz, si dhe mjaft personalitete të tjera të rëndësishme evropiane.

PPE, Partitë Popullore Evropiane është grupi më i gjerë dhe më influent politik i së djathtës në Europë, në përbërje të të cilit janë të përfshira 72 parti anëtare nga 39 vende të Evropës dhe përfaqësohet nga grupimi më i gjerë politik në Parlamentin Evropian.


24/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›