E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E FONDIT LIMIT TË SHPENZIMEVE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË RADIOS DHE TELEVIZIONIT, PËR VITIN 2010

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E FONDIT LIMIT Të SHPENZIMEVE Të KëSHILLIT KOMBëTAR Të RADIOS DHE TELEVIZIONIT, PëR VITIN 2010


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8410, datë 30.9.1998, "Për radion dhe televizionin, publik e privat, në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e fondit limit të shpenzimeve të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, për vitin 2010, në shumën 102.2 milionë lekë (njëqind e dy pikë dy milionë) lekë, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, i ndarë, si më poshtë vijon:

a) 80.8 milionë lekë (tetëdhjetë pikë tetë milonë) lekë, për shpenzime korente;
b) 21.4 milionë lekë (njëzet e një pikë katër milionë) lekë, për shpenzime kapitale.

2. Ky fond të përballohet nga të ardhurat e parashikuara të vitit 2010 për Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit.

3. Ngarkohet Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2010.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


24/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›