Presidenti Topi uron Presidentin Papulias me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë.

25 mars 2010
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Greqisë Karolos Papulias, në të cilin shkruan:
“Festa Kombëtare e Republikës së Greqisë, më jep kënaqësinë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell urimet më të mira për begatinë dhe lumturinë e vendit tuaj dhe të popullit grek!
Kjo ditë e shënuar për kombin tuaj, më jep mundësinë të shpreh bindjen time të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet tradicionale midis Shqipërisë dhe Greqisë, do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të përbashkët të dy vendeve tona, si dhe në interes të paqes, stabilitetit e përparimit të të gjitha vendeve të rajonit tonë. Kam besimin se bashkëpunimi ynë, tashmë si aleatë në NATO, do të zgjerohet edhe më shumë, në këtë kuadër.
Me këtë rast, shpreh vlerësimin tim për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe besimin se kjo mbështetje do të vazhdojë dhe në të ardhmen”.