E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekoron dy ish-sportitët e Dinamos

Dy nga sportistët me të njohur të volejbollit shqiptar Ela Tase dhe Shaban Uka janë dekoruar nga presidenti Topi me urdhrin "Mjeshtër i Madh" . Dy ish-lojtarët e ekipi i Dinamos, janë dekoruar nga kreu i shtetit bamir Topi në një cermoni të organizuar në presidencë.
 

Në fjalët e tyre përshëndetëse, volejbollistët e dekoruar shprehën mirënjohjen për vlerësimin e marrë nga ana e Presidentit të Republikës duke vënë në dukje se: “Ndihen shumë të emocionuar, të lumtur e të nderuar për këtë vlerësim!” duke falenderuar njëkohësisht edhe familjet e tyre, bashkësinë sportive dhe sidomos sportdashësit për mbështetjen e dhënë gjatë karrierave të tyre të gjata e të shquara.
 

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm drejtues të Federatës Shqiptare të volejbollit, personalitete të shquara të sportit shqiptar, trajnerë, volejbollistë, miq, familjarë dhe kolegë të sportistëve të dekoruar.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›