Presidenti Topi dekoron me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” personalitete të shquara shkodrane të artit dhe të sportit

15 tetor 2011
Shkodër
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi vizitoi sot qytetin e Shkodrës, ku në një ceremoni zyrtare nderoi lart punën dhe kontributin e personaliteteve të shquara shkodrane në fushën e artit dhe të sportit.
Në prani të shumë të ftuarve me këtë rast, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, miqve, kolegëve e bashkëpunëtorëve të këtyre personaliteteve, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve presidenciale, Kryetari i Shtetit u dorëzoi Urdhrin “Mjeshtër i Madh” z. Ded Bregu, me motivacionin: “Për kontribut të shquar në pasurimin dhe gjallërimin e jetës sportive në qytetin e Shkodrës, e më gjerë, veçanërisht për meritat në sportin e mundjes si sportist dhe trajner i suksesshëm.”; z. Petrit Osmani, me motivacionin: “Për kontribut të gjatë shumëvjeçar në sportin e basketbollit në Shkodër dhe në gjithë vendin si lojtar dhe si trajner që ka përgatitur një sërë sportistësh të talentuar, veçanërisht me Klubin “Vllaznia.”; znj. Liljana Kalleshi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë; z. Osman Mula, me motivacionin: “Për kontribut të shquar si regjisor i shumë veprave të rëndësishme artistike në RTSH dhe si muzikant me krijimtari të pasur e me nivel të lartë artistik.”; z. Sabah Bizi, me motivacionin: “Personalitetit të shquar të sportit, i cili ka mbetur në kujtesën e sportdashësve si një nga talentet më të rralla të futbollit shqiptar”; z. Paulin Ndoja, me motivacionin: “Për kontributin dhe vlerat e paraqitura në sportin e futbollit, si portier i talentuar dhe trajner i përkushtuar, me kontribut të rëndësishëm në futbollin shkodran dhe atë kombëtar.”; z. Zef Gjoni, me motivacionin: “Për kontribut të gjatë shumëvjeçar në pasurimin dhe gjallërimin e jetës sportive në qytetin e Shkodrës, për merita të shquara si trajner i suksesshëm i sportistëve të boksit shqiptar.”; z. Luan Borova (Pas vdekjes), me motivacionin: “Për kontribut të shkëlqyer në ruajtjen dhe zhvillimin e këngës tradicionale shkodrane, të Shqipërisë së Mesme dhe asaj kosovare.”
Personalitetet e dekoruara shprehën mirënjohjen e thellë për Presidentin Topi për vlerësimin e lartë që i ka bërë punës së tyre shumëvjeçare, duke vënë në dukje se ky është dhe një nderim e motivim për të gjithë ata që me pasion e përkushtim kontribuojnë e aspirojnë sukses në këto fusha.
Ndërsa Presidenti i Republikës në fjalën e tij u shpreh:
“Sinqerisht të jesh në Shkodër dhe të marrësh pjesë në një ceremoni të tillë, së pari është privilegj. Së dyti është nder. Së treti është kënaqësi dhe një emocion shumë i veçantë. Ky qytet me një traditë të rrallë, jam i bindur që do të ketë në vazhdimësi tituj e tituj të tjerë. Mjeshtra të mëdhenj në të gjitha fushat. Qoftë në art, qoftë në sport, qoftë në kulturë, kudo, në të gjitha fushat. Dhe për këtë nuk besoj që ka dyshim njeri duke filluar nga Presidenti i Republikës si Institucion dhe çdo qytetar shqiptar.
Kudo ku shkon në Shqipëri, kudo ku lëviz në diasporë, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, Shkodra mbetet një pikë e pakrahasueshme referimi. Këto fjalë janë të drejtëpërdrejta, ashtu siç e ndjen shpirti, sepse tradita, historia, emrat e mëdhenj që ka nxjerrë ky qytet, emrat e mëdhenj që kurrë nuk kanë mbetur brenda kufijve të këtij qyteti, por kanë qenë jashtë çdo lloj kufiri administrativ dhe gjeografik. Me më të mëdhenjtë e këtij qyteti. Është shumë e vështirë t'i marrësh, sepse lista do të dilte shumë e gjatë qoftë në botën e artit sikurse thashë, qoftë në fushat të tjera. Janë me dhjetëra e me dhjetëra, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në teatër, në kinematografi, në fushën e humorit dhe Shkodra tradicionalisht konsiderohet kryeqendra e humorit, madje i përpunuar si një humor qytetar shumë i hollë edhe në kohën më të errët të diktaturës. Ju keni qenë të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat e sportit gjithashtu. Sot është shprehia i talentuar. Jo, i jashtëzakonshëm. Motivacioni është i tillë, sepse është stereotipik duke u shënuar futbollist i talentuar. Jo, i jashtëzakonshëm, qoftë Bici, qoftë Ndoja, të gjithë me radhë, zoti Osmani. Keni ditur të jepnit gjithçka në një kohë kur nuk merrnit asgjë. Dhe kjo është arsyeja që sot keni respektin e të gjithëve. Nuk ju harron as Shkodra, nuk ju harron as Tirana. Kalojnë vitet dhe emrat tuaj mbeten në piedestal. Kështu që unë ju jam mirënjohës. Shqiptarët ju janë mirënjohës, sepse u keni dhënë kënaqësi të jashtëzakonshme. U keni mbushur boshllëqe dhe monotoninë.
Dua të kaloj tani edhe tek fushat e tjera të sportit, tek mundja, tek boksi, te ngritja e peshave, tek basketbolli. Pra një qytet shumëdimensional dhe kjo tregon që qyteti juaj ka pasur në qelizën e vet talentin, qytetarinë dhe jo rastësisht i ka dhënë kaq shumë historisë së kombit shqiptar.
Pra, po të flasësh për secilin prej jush, nuk besoj që mjaftojnë kaq pak minuta. Unë dëshiroj, me cilësinë e Institucionit që t'ju falenderoj për të gjithë veprën tuaj! Të falenderoj edhe ata që nuk jetojnë më, sepse vlerësimet është mirë që të merren gjatë jetës! E kam thënë që askush nuk duhet të bëhet xheloz për kolegun dhe kam parë që mes jush ka shumë profesionalizëm, por edhe shumë solidaritet. Vini, ju gëzon zemra kur shikoni që miku juaj, kolegu juaj merr një dekoratë. Kjo dekoratë është thjesht mirënjohje. Këto dekorata nuk shoqërohen me çmime materiale, sepse e gjithë jeta juaj ka qenë e tillë që nuk keni vrapuar pas materializmit. Jam i bindur që njerëzit duhet të marrin vlerësimin e merituar moral. Këto tituj nuk jua kam dhënë unë. Unë vetëm kam bashkangjitur vullnetin tim për t'iu bashkangjitur edhe iniciatorëve dhe institucioneve dhe besoj se kjo e kompleton misionin e figurës suaj. Do të dëshiroja t'ju uroja jetë të gjatë! Ju jeni pikë referimi për brezat! Ata që kanë luajtur futboll, janë frymëzim për brezat e rinj. Ata që janë marrë me art, kanë shumë mundësi që me përvojën e tyre të vazhdojnë e të japin kontribut dhe të gjitha bashkë duhet të lini kujtimet tuaja, sepse ju nuk keni qenë vetëm për vete. Ju keni qenë për të gjithë brezat që do të ndjekin imazhin e madhëstisë suaj.”